×
Secondary Adv

Nga Europa ne Australi per vetem 90 minuta, ja kush do te jete avioni i se ardhmes

Share on Google+

Një avion supersonik SpaceLiner do të jetë në gjendje të arrijë shpejtësinë 20 herë më shumë se shpejtësia e zërit. Avioni do të shërbejë për transportin e pasagjerëve nga Londra në Sidnei në 90 minuta, dhe sipas ekspertëve do të jetë gati në vitin 2030.


Bosët gjermane të hapësirës ajrore e kishin propozuar planin që në vitin 2007 por që nga ajo kohë ngeli ëndërr në sirtat. Aktualisht ata do të mund të fillojnë punën për ndërtimin e këtij avioni supersonik, i cili pritet të kapë vlerë prej 33 miliardë dollarësh.Kjo do të thotë se një udhëtim nga Evropa për në SHBA do të reduktohet në pak më shumë se 60 minuta. Martin Sippel, udhëheqës i projektit SpaceLiner në grupin e DLR-së në Gjermani, tha se. “Fillimisht ne duam që të krijojme një hartë rrugore zhvillimi, dhe më pas ne kemi nevojë për një përkufizim të misionit dhe këtë vit pritet do të nisim Fazën A të projektit”.


Për ta bërë atë më të qëndrueshme, DLR ka paraqitur gjithashtu një version 100-vendesh të aftë të udhëtojë 1-orë për misionet interkontinentale dhe përtej oqeanit. Është e pritshme që bileta do të kushtojë qindra mijëra dollarë.


“Ne kemi disa miliona pasagjerë që udhëtojnë në distanca ndërkontinentale çdo vit dhe ne mendojmë se kjo distancë do të reduktohet”  thotë Sippel.
Motorët do të përshpejtojë SpaceLiner në më shumë se 20 herë se shpejtësia e zërit në më pak se 10 minuta. SpaceLiner do të marrë rreth tetë minuta për të arritur në një lartësi prej rreth 80 kilometrash ku arrijë atmosferën e sipërme të tokës para se të futet sërisht në atmosferë me një shpejtësi supersonike, me më shumë se 24140 km/h.Inxhinierët e SpaceLiner kanë shpresë se do të arrijnë që të përdorin si lëndë djegëse oksigjenin e lëngshme ose hidrogjenin për raketa, duke cliruar më pas avuj ujit në atmosferë.


Inxhinierët parashikojnë se përparimet në materiale mund të kombinohet me teknologjitë e reja të ftohjes dhe ngrohjes për të mbrojtur strukturat e SpaceLiner kundër nxehtësisë intensive të fluturimit supersonik. Spaceliner ka të ngjarë të kërkojë një vend të izoluar që të nisë planifikimin larg zonave të banuara.

 

Raketat bosh nga SpaceLiner do të kthehet në Tokë pas nisjes, në mënyrë që ajo të mund të ripërdoren. Dizajni përfundimtar i SpaceLiner mund të ndikohet nga studimi i ardhshëm i financuar nga BE-FAST20XX (Future High-Altitude High-Speed Transport 20xx).Sippel është i bindur se SpaceLiners mund të bëjë deri në 15 fluturime në ditë. Testet e fluturimit të prototipit mund të fillojë në vitin 2035, me hyrjen e shërbimit në 2040.


“Kjo tingëllon shumë larg në të ardhmen, por ne kemi nevojë për të arritur qëllimin tonë të financimit deri në 2020, përndryshe ne nuk mund të vazhdojmë më vonë”, tha Sippel. Ai vlerëson se programi i testimeve do të përfshijë gjashtë prototipe. Koha në të cilën kërkuesit mendojnë të prodhojnë një avion komercial, është 2040, por kjo gjë varet nga zhvillimet teknike.


Më të lexuarat