Secondary Adv

Duckweed, shtepite portative qe mund te perdoren ne rast emergjence

Share on Google+

Dy dizenjues kanë krijuar shtëpi shpëtimi për të ndihmuar në rast fatkeqësish natyrore si përmbytje apo dhe tsuname. Gjatë emergjencave të tilla, të lundrosh është jetike për mbijetesë.

 


Megjithatë, kur niveli i ujit rritet në mënyrë të paparashikueshme në një kohë shumë të shkurtër, bëhet shumë e ndërlikuar për të mbijetuar. Dhe pikërisht në këtë rast, koncepti vjen në ndihmë. Edhe pse niveli i ujit dhe fatkeqësitë natyrore nuk janë aq të parashikueshme në kohë reale, dizajni i shtëpive të shpëtimit Duckweed lejon që të qëndrojnë mbi sipërfaqen e ujit pavarsisht fatkeqësive që mund të ndodhin.


Shtëpia është e mbyllur dhe është në gjendje që të lundrojë në ujë me banorët brenda, ashtu si një varkë shpëtimi. Por jo vetëm kaq, në anën e poshtme është një bombol gazi. Kjo lejon që shtëpia lundruese të ketë stabilitet në mbajtjen e të njëjtit drejtim në çdo kohë, si edhe të filtrojë ujin e detit për të siguruar ujë të pijshëm për banorët.

 


Shtëpia e shpëtimit konverton ujin e detit në ujë të pijshëm nëpërmjet një filteri. Ndërsa ajëri i pastër dhe i freskët bëhet i mundur nëpërmjet një aspiratori. Në rast emergjence, shtëpia e shpëtimit hapet në sekonda dhe ka një dhomë me dioksidit karboni me presion të lartë.


Për më shumë stabilitet ato mund të grumbullohen së bashku dhe kjo ka shumë përfitime, sepse jo vetëm që do të rrisë stabilitetin e përgjithshëm të shtëpive, por dukshmëria e tyre do të rritet. Kjo është veçanërisht e dobishme gjatë natës, kur shënuesit fluoreshentë në sipërfaqen e shtëpive do të fillojnë të shkëlqejnë. Ky dizajn ka fituar cmimin Red Dot Award të 2015, shtëpia në vetvete është një koncept që mund të shpetojë në të ardhmen miliona jetë.


Më të lexuarat