Secondary Adv

Femrat dominojne mediat sociale, ndersa meshkujt jane me aktive ne Twitter dhe LinkedIn

Share on Google+

Argumentohet se femrat janë më sociale se meshkujt, ndaj pse mos të jetë kjo e vërtetë edhe online?  Në SHBA, gjinia, të ardhurat, dhe arsimi nuk kanë ndikim nëse dikush përdor apo jo mediat sociale. Por, këta faktorë kanë një ndikim të madh në mënyrën se si njerëzit zgjedhin të përdorin rrjetet sociale.

 

Shumë rrjete sociale duke përfshirë Facebook, Pinterest dhe Instagram - kanë një përdorim të madh kryesisht nga gjinia femër. Gratë në SHBA përdorin më shumë se meshkujt Facebook me rreth 11 pikë përqindjeje, Pinterest nga 29 pikë përqindjeje, dhe Instagram me 7 pikë përqindje, sipas Pew. Por, Twitter dhe LinkedIn vazhdojnë të tërheqin një audiencë kryesisht mashkullore. Në një raport të hollësishëm nga BI Inteligjencës, tregon sesi janë të vendosura preferencat.


Pas mbledhjes së të dhënave nga burime të Qendrës Kërkimore Pew rreth 76% e femrave që kalojnë kohë online thonë se përdorin rrjetin Facebook, krahasuar me 66% të meshkujve të pyetur. Po ashtu, femrat rrinë më tepër në Twitter sesa burrat (18% e grave janë përdoruese, në krahasim me 17% të burrave).  Gratë kalojnë më tepër kohë në rrjete të dedikuara kryesisht fotografive, si Instagram-i (20% e grave përkundrejt 15% e meshkujve), Pinterest dhe Tumblr. Reddit dhe rrjetet e karrierës si LinkedIn priren të favorizojnë më tepër meshkujt, megjithatë me një faktorë të ulët prej 5%.

 



Këtu janë disa nga pikat kryesore nga raporti BI Inteligjencës:
Pinterest ka shtrirje të madhe në mesin e grave. Midis përdoruesve femra në internetit, raportuan se 42%  përdorin Pinterestin në sondazhin e Pew të vitit 2014, krahasuar me vetëm 13% të meshkujve.
Instagram është bërë rrjeti më i rëndësishëm dhe më i përdorur social për adoleshentët amerikanë, 32%  e tyre përdorin instagramin, krahasuar me vetëm 14% që përdorin Facebook.
Në Snapchat, Vine, dhe Tumblr 45% e përdoruesve të rritur të Snapchat janë nga 18 dhe 24 vjec, e ndjekur nga Vine (28%) dhe Tumblr (28%), sipas comScore.


Sipas Pew, LinkedIn gëzon përdorim të lartë në mesin e përdoruesve shumë të arsimuar dhe me të ardhura të larta. LinkedIn është përdorur nga 44% e amerikanëve me të ardhura prej 75,000 dollarësh ose më shumë.

 


Aplikacionet që dërgojnë janë bërë gjerësisht popullore, 7% e të gjithë njerëzve në SHBA ndërmjet moshës 12 vjec si dhe të vjetërit përdorn WhatsApp, sipas sondazhit Hulumtimeve Edison dhe  Survejimeve Dixhitale Triton .Plakja e Facebook, Twitter, LinkedIn, dhe madje edhe Pinterestit është më e dukshme se kurrë. Kjo është veçanërisht e vërtetë tek Facebook: Më pak se dy të pestat e të rriturve tek përdoruesit e Facebook në SHBA janë të moshës 18 deri 34 vjec.


Më të lexuarat