Shpikësi japonez krijon këpucet që përshtaten me cdo këmbë!
Këpucët që i blini në dyqane jo gjithmonë përshtaten mirë në këmbën tuaj. Por këtë problem mund ta zgjidhni me këpucët Furoshiki.
A keni dëgjuar për Vibram? Ajo është një kompani italiane që ka qenë furnizuesi kryesor për këpucë dhe çizme që nga viti 1935. Themeluesi i saj Vitale Bramani ishte shpikësi i parë i shollës prej gome. Kompania gjithashtu filloi të prodhonte këpucë super të sheshta prej gome disa vite më parë.
Por Vibram nuk është ndalur vetëm me kaq, së bashku me projektuesin japonez Masaya Hashimoto, të frymëzuar nga një leckë tradicionale japoneze ambalazhi kanë krijuar këpucët që mbështillen rreth këmbës dhe përshtaten ndaj cdo madhësie dhe forme.
Furoshiki është një leckë mbështjellëse tradicionale japoneze e përdorur për transportin e mallrave, të cilat kanë qenë në përdorim për herë të parë në periudhën Edo (1603–1868) për të mbajtur veshjet, ndërsa njerëzit bënin banjo. Këpucët Furoshiki, nuk kanë lidhëse dhe mbështillen rreth këmbëve tuaja. Ato mund të përdoren për cdolloj aktiviteti dhe janë kundra ujit. Këto këpucë kushtojnë rreth 140 dollarë dhe vijnë në pesë ngjyra.