×
Secondary Adv

Shen Petersburg shpallet destinacioni me i mire ne Europe, ja perse!

Share on Google+

Shën Petersburgu në Rusi, u emërua si destinacionin më i mirë në Evropë nga World Travel Aeards. Për të përcaktuar fituesit në World Travel Awards, mijëra tursitë dhe njerëzit që punojnë në industrinë e udhëtimit kanë votuar për kategori të caktuara në mbarë botën.

 

Shën Petersburg fitoi vendi e parë si destinacion më i mirë në Evropë. Pallatet historike, zbukurimet e qytetit, kishat dhe historitë e pasur pas tyre e bëjnë atë një destinacion ideal për turistët. Mbani frymën dhe zbuloni pse Shën Petersburgu është qyteti ideal për tu vizituar!

 

Kisha e Zotit Shpëtimtar

 

Kisha unike më ngjyra e Zotit Shpëtimtarit shënon vendin ku Aleksandri II u sulmua në një atentat në vitin 1881 (pra emri i kishës). Ndërsa në qoftë se pamja e jashtme e saj nuk është aq befasuese sa duhet, dizajni i  brendshëm është i mbuluar me mozaikë të ndryshëm, që do t’ju mahnisin.  Ju duhet të hyni brenda, nuk ekziston kishë me ngjyra më të bukura se kjo!

 

Muzeu Hermitage ose Pallati Dimëror

 

Pallati i Dimëror është i njohur edhe si Muzeu Hermitage. Pallati u përfundua në vitin 1762, vit ku Katerina II erdhi në pushtet. Dy vjet më vonë, Katerina filloi mbledhjen e artit nga një tregtar i pasur në Berlin, Johann Gotzkowski. Kjo blerje motivoi Katerinën që të ndërtonte një ndërtesë dykatëshe me piktura, dhe kjo shënoi datën e lindjes së Muzeut Hermitage, i cili tani strehon më shumë se 700.000 vepra arti.  Pallati Dimëror është i vendosur në sheshin Palace, i cili është edhe sheshi kryesor i Shën Petersburgut dhe gjithashtu vendi kryesor për ndërtimin e ish ushtrisë perandorake, si dhe Statujës së Aleksanderit. Sheshi është një përzierje interesante e arkitekturës: stil barok që përdorur për Pallatin Dimror me një përzierje të stilin më klasik të ndërtesës perandorake.

 

Ura e pallatit mbi lumin Fontanka

 

Lumi Fontanka është një degë e lumit Neva, i cili rrjedh nëpër pjesën qendrore të Shën Petersburgut. Ura e Pallatit ulet mbi lumin Neva dhe është një nga urat më të habitshme të qytetit, sidomos kur ndricon natën.


Katedralja e Sant Isakut

 

Katedralja e Sant Isakut, me kolonat madhështore në të katër anët e saj dhe ambjentin përreth, është një nga pikat më tërheqëse të qytetit. Për ta ndërtuar janë dashur plot 40 vjet, është katedralja më e madhe në Rusi. Kisha u përfundua në vitin 1858. Në vitin 1930, ajo u mbyll dhe më pas u rihap si muze.  Dizajni i  brendshëm është mbresëlënës, i mbuluar në mozaikë të detajuar, piktura, si dhe kolona të bukura të bëra nga gurë të cmuar të malakit dhe lapis lazuli.


Kopshti i Aleksandrit

 

I ndodhur mes sheshit të Pallatit dhe Katedrales së Shën Isakut, Kopshti i Aleksandrit ishte një vend popullor për aristokracinë e qytetit, ku kalonin kohën e lirë. Është përmendur edhe në literaturën e shkruar nga poeti Aleksandër Pushkin.


Pallati i Katerinës

 

I ndërtuar fillimisht për Katerinën nga burri i saj, Peteri i Madh, dikur pallati nuk ishte ndërtesa e madhërishme me zbukurime që është sot. Por vajza e tyre Mbretëresha Elizabet ishte ajo që e rindërtoi në 1734. Pallati shtrihet mbi një sipërfaqe një kilometera dhe është i mbuluar me mbi 220 paund ari në pjesën e jashtme. Mbretëresha Elizabet përdori pallatin si rezidencë të saj verore. Hapësirat e brendshme janë po aq të zbukuruara sikurse ato të jashtmet. Sidomos Dhoma Amber, e cila është e njohur si dhoma legjendare e pallatit. Rreth 1.000£ Amber (lloj guri i cmuar) u përdor për ndërtimin e saj. Për fat të keq dhoma u shpërbërë në vitin 1941, kur gjermanët morën pallatin. Por 40 vjet më vonë, Dhoma Amber u rikrijua, të cilës ju deshën rreth 20 vjet dhe më shumë se 12.000.000 dollarë që të përfundonte; derisa u rihap në vitin 2003.

 


Pallati i madh

 

Ashtu sikurse Pallati i Katerinës, edhe Pallati i madh në Peterhof është autorizuar fillimisht nga Pjetri i Madh, por pas vdekjes së tij në vitin 1725, ndërtesa u braktis deri sa vajza e tij, Perandoresha Elizabeta mori përsipër ndërtimin në 1740. Mbretëresha Elizabet porositi të njëjtin arkitekt, i cili ka punuar në Pallatin e Madh të Katerinës dhe rezultati ishte mahnitës.  Pallati i verdhë dhe në të bardhë të ndritshme është më pak i vlerësuar, por bukuria e tij qëndron tek fakti që është i rrethuar nga shatërvane të mrekullueshme dhe kopshte.

 


Shtëpia e librit Dom Knigi

 

Shtëpia Singer është një ndërtesë mbresëlënëse vendosur në kryqëzimin e Nevskit Prospekt dhe Kanalit Griboyedov. Ky objekt i trashëgimisë kulturore ruse është edhe shtëpia e Shtëpisë së njohur të Librit, apo Dom KNIGI. Me rihapjen në 1948, Shtëpia e Librit ka vazhduar të jetë një nga libraritë më të mëdha në Shën Petersburg, duke ushqyer të gjitha shijet me mbi tre kate e rafte librash, që përfshin të gjitha zhanret.


Katedralja Naval e Shën Nikollës

 

Një prej kishave më moderne të Shën Petersburgut , Katedralja Naval e Shën Nikollës në Kronshtadit u ndërtua në vitin 1913, në vitin e përvjetorin të 300 të dinastisë Romanov.  Stili bizantin i kishës pasqyron faktin se origjina e ortodoksisë ruse është në Konstandinopojë. Kisha është ndërtesa më e lartë në Kronshtadit dhe si shumë kisha të tjera në Shën Petersburg, është e mbuluar me mozaikë të mrekullueshëm me ngjyra


Më të lexuarat