Një infografik, i krijuar nga “The Telegraph, ka zbuluar cmimet në 12 shtete ku do të shitet iPhone 6s dhe 6S Plus. Grafiku i të dhënave është i bazuar në çmimin e kostos së iPhone 16GB 5S në Apple Store të atij vendi specifik në monedhën vendase (plus taksën e shitjes) dhe është konvertuar pastaj për të treguar vargjet e çmimeve të ndryshme në të gjithë globin.
Franca është vendi më i shtrenjtë në botë për të blerë iPhone-t e reja të Apple, me konsumatorët që paguajnë deri në 30 për qind më shumë se ato në SHBA. Ndërsa çmimet për iPhone-t më të fundit kanë mbetur të njëjta me modelet e vitit të kaluar në SHBA, në Britani të Madhe dhe në vende të tjera, dobësimi dramatik i euros në 12 muajt e fundit do të thotë që konsumatorët francezë dhe gjermanë do të paguajnë 40 dollarë më shumë për iPhone 6S, 16GB.
Kur çmimet ndërkombëtare janë konvertuar në dollarë, Britania e Madhe del si vendi i tretë më i shtrenjtë për të blerë një iPhone 6S 16GB me një çmim 832,73 dollarësh. Sigurisht, Apple nuk është duke e rritur me 30 për qind cmimin për iPhone 6S në Francë por rritja e çmimit ekstra është e lidhur ngushtësisht me taksat.
Këto shifra janë të paraqitura nga Apple, jannë të konvertuara të gjitha në dollarë. Rritja dhe fuqia e dollarit do të thotë se çmimet janë rritur edhe në Kanada dhe Australi, edhe pse Kanadaja është relativisht e lirë në krahasim me pjesën tjetër të vendeve që do të blejnë iPhone-in e ri.