Secondary Adv

Vendet me te mira per te udhetuar ne cdo muaj te vitit!

Share on Google+

Të vizitosh një destinacion gjatë pikut të sezonit do të thotë, turma njerëzisht, hotele me cmime të larta, ushqime tepër të shtrenjta, etj. Kjo është arsyeja pse nuk duhet të udhëtoni gjatë sezonit, por gjatë gjithë vitit.  Nëse dëshironi të udhëtoni, më poshtë do të gjeni një destinacion për cdo muaj.

Janar: Kankun, Meksikë
Cmimi mesatar i fluturimeve: 456 dollarë
Cmimi mesatar i hoteleve: 213 dollarë


Kankun është nje vend i mrekullueshëm në cdo kohë të vitit. Por nëse ju do ta vizitoni në Janar do të gjeni jo vetëm cmime të ulta të biletave por edhe hotele tepër të lira.

Shkurt: Hong Kong Cmimi mesatar i fluturimeve: 1126 dollarë
Cmimi mesatar i hoteleve: 134 dollarë

 

Në vend që të festoni Ditën e Shën Valentinit në vendin tuaj. Shkoni në Hong Kong dhe e festoni së bashku me Vitit e Ri kinez, si edhe të shijoni pushime fantastike me temperatura nën 21 gradë celsius.

 

Mars: Montreal, Kanada Cmimi mesatar i fluturimeve: 465 dollarë
Cmimi mesatar i hoteleve: 176 dollarë


Montreal do t’ju bëjë të ndjeheni sikur jeni në metropolet europiane, por pa cmimet e kripura të qyteteve në Europë. Edhe pse në muajin Mars është shumë ftohtë, cmimet e blietave dhe hoteleve janë shumë të lira. Është koha ideale për ta vizituar.

 

Prill: Fixhi Cmimi mesatar i fluturimeve: 1,308 dollarë
Cmimi mesatar i hoteleve: 66 dollarë


Mundësia më e mirë për në ishullin e fantazisë është gjatë muajit Prill. Sigurisht, ju do të udhëtoni drejt Fixhit në kufirin e sezonit të lagësht (sezoni i taifuneve), por në qoftë se ju jeni të gatshëm të rrezikoni, kjo është koha më e mirë për një buxhet të vogël.

 

Maj: Turks DHE Kaikos
Cmimi mesatar i fluturimeve: 595 dollarë
Cmimi mesatar i hoteleve: 382 dollarë


Gjatë këtij muaji turistët që vizitojnë ishujt e Turks dhe Kakios janë të pakët. Ju do të ndjeheni sikur ishulli është privat dhe vetëm në dispozicionin tuaj.

 

Qershor: St. Martin (Saint-Martin) Cmimi mesatar i fluturimeve: 601 dollarë
Cmimi mesatar i hoteleve: 299 dollarë


Shën Martini i përket dy shteteve europiane, gjysma Francës dhe gjysma Hollandës. Por nëse do doni që të shijoni pushime luksoze dhe pa cmim astronomike duhet që ti planifikoni pushimet tuaja gjatë muajit Qershor. Ishulli pret turma të mëdha turistësh gjatë muajve të dimërit, por shumë harrojnë se qershori është ende një kohë e mirë për të shkuar.

 

Korrik: Shën Lucia Cmimi mesatar i fluturimeve: 663 dollarë
Cmimi mesatar i hoteleve: 113 dollarë


Menjëherë pas sezonit të pikut dhe përpara sezonit të uraganeve (por sigurohuni që të kontrolloni çdo këshillues motit para se të shkoni), Shën Lucia në korrik është mishërim i sezonit. Korriku është gjithashtu muaji i bukur festiv, duke shfaqur karnavalet e saj, me njerëz që vallëzojnë në rrugë dhe muzikë live kudo.

 

Gusht: Rio De Zhaneiro, Brazil Cmimi mesatar i fluturimeve: 1,123 dollarë
Cmimi mesatar i hoteleve: 212 dollarë


Gushti në Rio është teknikisht muaji i dimrit, që do të thotë më pak njerëz dhe hotele më të lira.  Por nuk duhet të shqetësoheni pasi në qytet ende është nxehtë, me temperatura mesatare prej 24 gradë celsius dhe shumë pak shi gjatë gjithë vitit. Është gjithashtu koha më e mirë e vitit për sërfistët, pasi dallgët e detit janë të përsosuar. Vitin e ardhshëm, ju mund të ndiqni edhe Olimpiadën Verore 2016.

 

Shtator: Toronto, Kanada Cmimi mesatar i fluturimeve: 393 dollarë
Cmimi mesatar i hoteleve: 216 dollarë


Me parqet e shumta dhe panoramat e mrekullueshme, Toronto shëndërrohet në një qytet magjik për pushime në vjeshtë. Me temperatura mesatare 15 °C. Mos humbisni Toronto Oktoberfest (18-19 shtator) dhe Festivalin e ushqimit dhe verës  (18-20).

 

Tetor: Milano, Itali Cmimi mesatar i fluturimeve: 809 dollarë
Cmimi mesatar i hoteleve: 162 dollarë


Milani është një destinacion shumë i preferuar turistik, por ju mund të shmangni turmat e mëdha të turistëve dhe të nxehtin e madh të verës gjatë muajit tetor.

 

Nëntor: Bangkok, Tailandë Cmimi mesatar i fluturimeve: 1,177 dollarë
Cmimi mesatar i hoteleve:  71 dollarë

 

Nëntori në Bangkok krenohet me motit më të mirë të vitit, me pak shi dhe lagështi, me më shumë orë me diell, dhe një temperaturë mesatare prej 27 °C.  Një nga festivalet më të famshme të qytetit, Loi Krathong, është gjithashtu në nëntor.

 

Dhjetor: Vankuver, Kanada Cmimi mesatar i fluturimeve: 621 dollarë
Cmimi mesatar i hoteleve: 159 dollarë

 

Në krahasim me pjesën tjetër të Kanadasë, Vankouveri është në thelb i ftohtë në këtë kohë të vitit. Mbushur me, pista patinazhit, parada dhe festivale të tjera, sezoni i pushimeve është një kohë e shkëlqyer për ta vizituar (hotelet janë çuditërisht të lirë gjata muajve të dimrit). Është gjithashtu bazë e përkryer për ata që pëlqejnë sportet e dimrit.


Më të lexuarat