![Italian Design Day ne Shqiperi | Te prodhosh vlere - Gjithepërfshirje, novacion dhe qendrueshmeri Italian Design Day ne Shqiperi | Te prodhosh vlere - Gjithepërfshirje, novacion dhe qendrueshmeri](images/posts/italian-design-day-2024-featured.jpg)
Panairi World of Concrete Las Vegas 2-5 shkurt 2016
World of Concrete është një panair vjetor i industrisë ndërkombëtare, i dedikuar në sektorin e ndërtimit dhe industrisë së masonerisë. Në këtë panair ju do të keni mundësinë për të parë risitë më të fundit, të takoni ekspertët më të mirë, të njiheni me teknologjinë më të mirë know-how dhe produktet më të mira në treg .
Gjithashtu ju do të keni mundësinë që të vizitoni ekspozitat e brendshme dhe të jashtme duke promovuar produktet dhe teknologjitë e reja, të merrni pjesë në demonstratat emocionuese dhe konkurse, të jeni pjesë e një programi arsimor të klasit botëror, si edhe të merrni informacionin që ju duhet për të ndihmuar dhe mbështetur biznesin tuaj.
Kush merr pjesë në World of Concrete?
Panairi përfaqëson një zbulim të madh të të gjitha makinerive dhe pajisjeve më të reja, teknologjisë dhe produkteve të përparuara në sektorin e ndërtimit. Ekspozues, nga vende të ndryshme të botës, do të prezantojnë në këtë panair produktet dhe teknologjitë më të reja për çdo industri të madhe të ndërtimit, duke përfshirë: asfalt, agregate, çimento/beton, punime minerale, dhe shumë shërbime të tjera. Duke filluar nga kontraktorët, tek tregtarët dhe shpërndarësit, ofrues të shërbimeve, inxhinierë, prodhues dhe shumë të tjerë. Një program gjithëpërfshirës i arsimit do të jetë pjesë e këtij panairi katër-ditor, me seanca të fokusuara rreth çështjeve të industrisë së ndërtimit, trendet e menaxhimit dhe të teknologjisë së aplikuar.
Cfarë ofron?
Në këtë panair prodhuesit e pajisjeve origjinale nga e gjithë bota dhe shpërndarësit ekskluziv amerikane të pajisjeve, mjeteve, produkteve dhe shërbimeve për ndërtimin, prodhimin e betonit dhe materialet komerciale të ndërtimit do të ekspozojnë produktet e tyre. WOC tërheq rreth 1500 ekspozues dhe zë më shumë se 56,000 metra katrorë. WOC ofron 3-orë seanca seminari; më shumë se 100 seminare për ndërtimin me ekspertët më të mirë të industrisë. Ky program i patejkalueshëm ofron trajnime të reja dhe çertifikata për pjesmarrësit.
Njoftim
Ambasada Amerikane në Shqipëri ofron për të gjitha kompanitë Shqiptare që bëjnë pjesë në sektorin e ndërtimit pjesmarrjen në panairin global “World of Concrete” që zhvillohet në datat 2- 5 shkurt në Las Vegas.
Ambasada Amerikane ofron:
• Rregjistrim falas në panair.
• Lenia e takimeve B2B (biznes me biznes) gjatë panairit.
• Facilitimi i datës së intervistës për vizë.
• Shërbime të tjera që përfshin pjesëmarrja në panair.
(Pjesa e biletës dhe hotelit lihen në dorën e pjesëmarrësve ose shoqatës nga e cila vinë.)
Për më shumë informacione për tu rregjistruar klikoni në linkun e mëposhtëm: https://Worldofconcrete.com/Exhibitor/ShowInfo/IWantToExhibit!
(Ose kontaktoni pranë Ambasadës Amerikane në Shqipëri: E-mail: jacellarie@state.gov )
Më të lexuarat
![Italian Design Day ne Shqiperi | Te prodhosh vlere - Gjithepërfshirje, novacion dhe qendrueshmeri Italian Design Day ne Shqiperi | Te prodhosh vlere - Gjithepërfshirje, novacion dhe qendrueshmeri](images/posts/italian-design-day-2024-featured.jpg)
![Panairi profesional HORECA 2024, 22-24 Shkurt Panairi profesional HORECA 2024, 22-24 Shkurt](images/posts/horeca -2024- shkurt.jpg)
![Panairi Ndërkombëtar i Mobilierisë 13-14-15-16 Mars, 2024 Panairi Ndërkombëtar i Mobilierisë 13-14-15-16 Mars, 2024](images/posts/Panairi i Mobileri 2024.jpg)
![Business Matching & Networking Mission To United Arab Emirates 3-8 March 2024, Dubai Business Matching & Networking Mission To United Arab Emirates 3-8 March 2024, Dubai](images/posts/business matching Dubai - v3.jpg)
![Energy Expo & Forum 2024, 28-30 Mars 2024 Energy Expo & Forum 2024, 28-30 Mars 2024](images/posts/panair energjia 2024 marsi.jpg)
![Panairi International Builders’ Show 2024 - Las Vegas, USA Panairi International Builders’ Show 2024 - Las Vegas, USA](images/posts/NAHB-International-Builders-Show-feb-27-29-2024.jpg)
![Tirana International Fair 2023, 6 - 9 dhjetor 2023 Tirana International Fair 2023, 6 - 9 dhjetor 2023](images/posts/panairi dhjetor 6 deri ne 9...jpg)
![Panairi i industrise se shtepise dhe pajisjeve te kuzhines, 9-11 nentor 2023 Panairi i industrise se shtepise dhe pajisjeve te kuzhines, 9-11 nentor 2023](images/posts/panair 9 nentor pajisje shtepie.jpg)
![Panairi i Energjise, Ndertimit dhe Ekonomise se Gjelber, 5-6 tetor 2023 Panairi i Energjise, Ndertimit dhe Ekonomise se Gjelber, 5-6 tetor 2023](images/posts/panair 2023 per energjinnne.jpg)