
25 qytetet me fuqine me te madhe ekonomike ne bote
Ka konkurrencë shumë të ashpër në mesin e qyteteve më të fuqishme dhe me ndikim në botë, dhe për këtë ka një pyetje: A janë megaqytetet më të fuqishme ekonomike vetëm në botën perëndimore?
CityLab dhe Insituti Martin Prosperity janë bashkuar për të hartuar një renditje të 25 qyteteve ekonomikisht më të fuqishme në botë. Ata janë bazuar në katër faktorë kryesorë: ndikimi i përgjithshme ekonomik, kapitali, cilësia e pushtetit financiar dhe konkurrenca globale. Rezistojnë Londra dhe Nju Jorku, por gjeografia e pushtetit ekonomik është në ndryshim të vazhdueshëm. Dhe na rezervon më shumë se një surprizë. Mëposhtë po ju paraqesim 10 nga 25 udhëheqësit e ekonomisë globale.
1.Nju Jork, SHBA
Eshtë gjithmonë qendra e botës, mbi të gjitha nga pikëpamja ekonomike. Ka një GDP prej 1.55 trilionë dollarë, falë edhe pranisë së bursës në Mollën e Madhe.
2.Londër, Britani e Madhe
Ai që dikur ishte kryeqyteti i perandorisë më të madhe moderne, sot sipas Eurostatit është rajoni më i pasur i Europës, dhe ka një rekord: ka më shumë banka të huaja (480) se cilido qytet tjetër i botës.
3.Tokio, Japoni
Tokio zë vendin e parë në Indeksin Global Ekonomik të energjisë, duke mposhtur Nju Jork-un dhe Londrën. Me 35 milionë banorë dhe gati 12 trilion dollarë prodhim ekonomik, Tokio është ekonomia më e madhe urbane në botë.
4.Hong Kong , Kinë
Me vendndodhje në brigjet jugore të Kinës, Hong Kongu është i pari ndër disa tregues ekonomikë. Mes të cilëve numri i IPO, ofertave publike fillestare, kur një shoqëri nis të kuotohet në bursë. Jo vetëm kaq: sipas Indeksit të Lirisë Ekonomike 2015, është “ekonomia më e lirë e botës”.
5.Paris, Francë
Qyteti i pestë më i fuqishëm ekonomik i botës, Parisi është qyteti me GDP më të lartë në Europë: 623 miliardë Euro. Jo më kot këtu ndodhet La Defense, lagja e biznesit më e madhe e të gjithë kontinentit.
6.Singapori
Singapori është një shtet ishull që përbëhet nga 63 ishuj. Në Azinë Jug-Lindore, ajo është në mesin e katër vendeve me qendrat më të mëdha financiare, duke përfshirë Hong Kongu, Korenë e Jugut dhe Tajvanin. Popullsia e këtij vendi të vogël është rreth 5.5 milion dollarë, dhe një përqindje e madhe e banorët e saj janë budistë.
7.Los Angeles, SHBA
Pjesa më e madhe prej nesh e lidhin Los Angelesin me produksionet kinematografike të Hollivudit. Shumë e vërtetë. Megjithatë, qyteti i ëngjëjve ka edhe portin e pestë më të trafikuar të botës dhe është nyja kryesore e tregtisë mes SHBA dhe Azisë.
8.Seul, Korea e Jugut
Seuli ka një të katërtën e GDP së Koresë së Jugut, pavarësisht se zë më pak se 1% të sipërfaqes së saj. Ky megapol financiar, me 10 milionë banorë (20 milionë nëse llogaritet e gjithë zona metropolitane) është qendra e disa prej kompanive më të mëdha të botës, si Samsung dhe LG.
9.Viena, Austri
Kryeqyteti i Austrisë , Vjena është në top dhjetëshen në renditjen botërore të qyteteve më të fuqishme - dhe për këtë vit vjen në vendin e nëntë, për shkak të përmirësimit në cilësinë e jetës.
10.Stokholm, Suedi
Ekonomia suedeze është më e rëndësishmja ndër ato të vendeve nordike dhe është e ngritur mbi pasurinë e madhe të vendit të pyjeve, mineraleve dhe energjisë hidroelektrike. Dhe është gjithmonë qyteti i Nobelit.
25 qytetet me fuqine me te madhe ekonomike ne bote jane:
1- New York
2- London
3- Tokio
4- Hong Kong
5- Paris
6- Singapor
7- Los Angeles
8- Seuli
9- Viena
10- Stokholm
11- Toronto
12- Cikago
13- Zyrih
14- Sidnej
15- Helsinki
16- Dublin
17- Osaka-Kobe
18- Boston
19- Oslo
20- Pekin
21- Shangai
22- Gjeneve
23- Uashington
24- San Francisko
25- Moske
Më të lexuarat








