
Transporti i se ardhmes do te jete teletransporti
Teletransporti i njerëzve në hapësirë, siç ndodh në filmin “Star Trek”, mund të bëhet realitet në të ardhmen e largët. Asgjë në ligjet e fizikës nuk e ndalon transportimin e objekteve të mëdha, duke përfshirë edhe njerëzit, pohuan shkencëtarët.
Shkencëtarët kanë arritur një rekord botëror në botën e çuditshme të teletransportit kuantik. Në një studim që tingëllon si diçka fantashkencore, hulumtuesit kanë arritur të teletransportojnë grimca të lehta të dritës në një distancë prej 100 kilometrash. Hulumtimi mund të ketë implikime për kriptografinë, e cila përfshin transmetimin e informacionit të sigurtë, duke përfshirë komunikimet mes Tokës dhe anijeve hapsinore.
Teletransporti kuantik varet nga një fenomen i quajtur ngatërresë kuantike. Kjo i lejon që të bëhen lidhjet midis atomeve me informacionin e tyre duke u dërguar tek të tjerët më larg. Në veçanti, grimcat janë të lidhura në mënyrë të tillë që veprimi i njërit të ndikojë drejtpërdrejt tek të tjerët, edhe në qoftë se ata janë të ndarë në distanca të mëdha .Në vitin 2014, fizikanët në Universitetin e Gjenevës teletransportuan gjendjen kuantike të një fotoni në një kristal mbi 25 km fibër optike. Hulumtuesit në Institutin Kombëtar të Standarteve dhe Teknologjisë (NIST), kanë teletransportuar informacione kuantike në grimcat e dritës mbi 100 kilometra, katër herë më larg se të dhënat e mëparshme.
Eksperimenti konfirmoi se komunikimi kuantik është i mundur mbi distanca të gjata në fibra. Grupe të tjera kërkimore kanë teletransportuar informata kuantike në distanca më të gjata edhe në hapësirën e lirë, por aftësia për ta bërë mbi linjat e fibrave-optike konvencionale ofron më shumë fleksibilitet për projektimin.Teletransporti është i dobishëm në komunikimin dhe informatikën kuantike, të cilat ofrojnë perspektivat për enkriptimin e pathyeshëm dhe kodet e avancuara. Metoda bazë për teletransportin kuantik u propozua për herë të parë më shumë se 20 vjet më parë dhe është kryer nga një numër i madh i grupeve kërkimore.Hulumtuesit theksojnë se eksperimenti i tyre është krejtësisht i ndryshëm nga transportuesit tek filmi Star Trek. Por në fillim të këtij muaji, një fizikan i njohur teorik tha se teknologji të tilla si kjo mund të hapin rrugën për një teletransportues në jetën reale.
Profesor Michio Kaku, tha se janë bërë menjëherë përparime të nevojshme për të transportuar njerëzit. Ai beson se një teletransportues mund të bëhet realitet në fund të shekullit dhe kjo është vetëm një çështje kohe para se ne të shëtisim në të gjithë universin. Fizikanti është një profesor i njohur në Universitetin e Nju Jork-ut. Ai vazhdoi se, sot shkenctarët janë të aftë ta bëjnë këtë në një nivel atomik, por nesër do të jetë i gatshëm për njerëzit.
Më të lexuarat








