Secondary Adv

Ja disa ide si te dekoroni hapsirat e brendshme me gure dekorativ!

Share on Google+

Bukuria e një shtëpie me mure prej guri dekorativ është unike, ajo ofron një ndjenjë të rikthimit pas, afërsi me natyrën, një stil që tërheq shumë njerëz dhe të ofron magji.

 

 

 

Nëse nuk dëshironi të keni mure të thjeshta në shtëpi, është koha për t’i ndërruar. Muret prej guri e ndryshojnë në mënyrë tërësore shtëpinë dhe i japin ambientit tuaj një pamje të veçantë.

 


Guri është një nga elementët më të hershëm që është përdorur për ndërtimin e shtëpivë. Për shkak të vetisë së tij tërheqëse, përdoret si për dekorimin e ambientit të brendshëm, edhe atij të jashtëm. Nëse edhe ju e adhuroni këtë material ndërtimor, arreduesit ju ofrojnë dizajne të ndryshme të mureve prej guri. Ju mund të arredoni hapsirat e brendshme, dhomën e ndenjes, të gjumit, mund të integroni oxhakun me një mur prej guri, apo të krijoni një fasadë prej guri tek kendi i televizonit, etj.

 


Çdo gur ka cilësinë dhe ngjyrën e tij natyrale. Ju mund të zgjidhni atë që shkon më së miri me pjesën tjetër të ambientit tuaj të brendshëm.  Por si të dekoroni një ambient të brendshëm, veçanërisht kur ju dëshironi që dhoma të ketë mure prej guri? Së pari, është e domosdoshme që të përdorni këtë bukuri të prodhuar nga gurët për të krijuar një botë të butë, me ngjyra që do të përshtatet në mënyrë të përkryer me atmosferën e përgjithshme.

 


Ne ju sugjerojmë të përdorni një parket druri, që t’i japë shkëlqim dhomës pa thyer bukurinë e dhënë nga guri. Një qilim i madh me tonet krem mund të jetë vendoset në dysheme për t’i dhënë dhomës ngjyra të ndritshme. Së fundi, zgjidhni për mobilie të përziera të së bardhës dhe të drurit të errët. Nëse dëshironi të bëni ndryshime në shtëpi, sigurohuni që të keni të paktën një mur prej guri për t’i dhënë pamje tjetër hapësirës së ambientit. Shikoni fotot e mëposhtme për t’u frymëzuar dhe për t’i zbatuar këto ide në shtëpinë tuaj.


Më të lexuarat