Secondary Adv

Shkenctaret krijojne gomat qe veteriparohen

Share on Google+

Një gomë e shfryrë e makinës mund të rezultojë një përvojë mjaft e lodhshme dhe në të njëjtën kohë edhe shumë frustruese. Në sajë të teknologjisë së re, ju nuk do ta përjetoni më këtë përvojë të hidhur.

 


Një hulumtim që është duke u kryer aktualisht në Evropë, është fokusuar në atë se si një gomë e dëmtuar do të jetë në gjendje për tu vetëriparuar në vetëm disa minuta.Tani për tani, procesi i prodhimit për gomat përdor procesin e vullkanizmit. Gjatë të cilit shtohet squfur së bashku me komponimet e tjera duke rritur jetëgjatësinë e produktit, duke krijuar ndërlidhje midis zinxhirëve të polimerit që janë përgjegjës për materialin. Dobësia e vetme është se nëse këto lidhje dëmtohen ato nuk mund të riparohen.

 


Një ekip i përbërë nga shkencëtarë nga Instituti Leibniz për Kërkimet e polimerit në Gjermani, Universiteti Tampere i Teknologjisë në Finlandë dhe Universiteti Dresden i Teknologjisë në Gjermani janë duke punuar përmes këtij kufizimi me qëllim eleminimin e këtij problemi nga procesi i prodhimit.


Ekipi ka mësuar se me përhapjen e azotit dhe të karbonit kompleks ata janë në gjendje që të krijojnë të njëjtin efekt tek lidhjet polimere, por ndryshe nga procesi i parë, ato do të jenë në gjendje të formohen përsëri edhe pasi janë dëmtuar. Në një seri testesh, goma e krijuar duke përdorur këtë proces ka shfaqur fuqinë e saj vetëshëruese në temperaturë dhome. Ngrohja e gomës me 100 ºC për dhjetë minutat e para e përshpejton procesin.

 


Pas 8 ditësh, pjesët e shëruara të gomës ishin në gjendje të përballonin presionet deri në 52 bar (njësi matëse). Ekipi spekulon se duke përforcuar agjentë të tilla si karboni i zi apo silici që të rrisë forcën vetë-shëruese të gomës edhe më shumë. Zhvillimet e fundit janë botuar në revistën ACS Applied Materials & Interfaces.


Më të lexuarat