Secondary Adv

Hidhni nje sy nderteses me te mire ne bote per 2015

Share on Google+

Për herë të parë, Kina ka fituar Emporis Skyscraper Award, cmimi më i madh i dhënë për ndërtesat e reja.

 

Çmimi Emporis Skyscraper Award është konkursi më i njohur në botë për arritjet ne arkitekturë që nga viti 2000. Kriteret kryesore në dhënien e çmimit janë përsosmëria në hartimin estetik dhe funksionalitet. Çdo vit, një juri ekspertësh përzgjedh fituesin. Ndërtesat duhet të ketë një lartësi minimale prej 100 metrash dhe të kenë përfunduar gjatë vitit kalendarik të mëparshëm.

 


Ndërtesa e quajtur Wangjing SOHO është projektuar nga një ekip arkitektësh të udhëhequr nga Zaha Hadid, duke fituar vendin e parë të këtij viti nga një grup prej mbi 300 objektesh, për strukturën e saj elegante të pjerrët dhe për efikasitetin në energji. Zaha Hadid thotë se dizajni është frymëzuar nga kodrat e maleve.Hapsirat e brendshme janë konceptuar si një mjedis i hapur për zyra me një atrium 9.8  metra. Përveç peisazheve të mëdha që bashkojnë ndërtesat, vetë strukturat kanë sisteme izoluese eko-miqësore që reduktojnë kostot e ngrohjes dhe ftohjes.

 

 


Sistemet MEP (mekanike, elektrike, hidraulike), gjithashtu reduktojnë emetimet dhe konsumin e energjisë gjatë motit ekstrem, shpejgon ekipi i Zaha Hadid në një deklaratë mbi projektin. Kulla është në fakt një grup prej tre ndërtesash, me lartësi që variojnë nga 118 deri 200 metra. Wanjing SOHO u hap në shtator të vitit 2014, e fundit në treshen e ndërtesave SOHO, dy të tjerat SOHO Galaxy, përfundoi në vitin 2012, dhe Sky SOHO, përfundoi në vitin 2014.

 


Wangjing e themeluar në 1990, është një kompani për IT dhe software në sektorin e teknologjisë të Kinës. Ndërsa Hadid, është një arkitekte e dekoruar, që kohët e fundit ka fituar çmime për hartimin e Qendrës ujore së Londrës, ndërtesës qendrore të BMW, dhe Serpentine Sackler Gallery. Puna e firmës së saj në Kinë nënvizon rritjen e shpejtë të rajonit dhe shtytjen për ndërtesat e qëndrueshme.


Më të lexuarat