Secondary Adv

Metali me i lehte i krijuar ndonjehere ne bote

Share on Google+

Boeing ka zbuluar strukturën më të lehtë metalike në botë, e cila pretendon se është 99,99% boshe. Materiali i ri është 100 herë më i lehtë nga polistiroli. Sekreti i lehtësisë së tij është ndërtimi qelizor i cili përbëhet nga gypa të zbrazët që mundësojnë strukturën 99.99 qind ajër. 

 

 

 

 

 

Quhet ‘mikrorrjetë’, dhe është aq e fortë sa firma thotë se nëse mbështjellim një vezë me këtë material dhe e hedhim nga një ndërtesë 25 katëshe ajo nuk do të thyhet. Materiali, është një strukturë 3D e hapur qelizore prej polimeri, e përbërë nga tuba të ndërlidhur bosh, secili me një trashësi 1,000 herë më të hollë se një fijet e flokut të njeriut.

 

 

“Kjo është një nga kërkesat kryesore që ne kemi qenë duke kërkuar në komponentët strukturore të hapësirës ajrore”, tha Sofia Yang, shkencëtare e materialeve në HRL Labs, i cili ka punuar me Boeing në këtë projekt."Qëllimi është që të krijojmë një rrjetë me gypa të zbrazët të ndërlidhur mes tyre me trashësi materiali që është 1,000 herë më i hollë se floku i njeriut”, tha autori kryesor i hulumtimit Tobias Shandler nga HRL Laboratories. Fillimisht i zhvilluar për Agjencinë e Projekte të Avancuara Kërkimore (DARPA), materiali mund të përdoret për elektroda baterish, katalizatorë, akustike apo energji.

 


Laboratori HRL L njoftoi gjithashtu sot se do të zhvillojë materiale të reja super të lehta për automjetet e ardhshme të hapësirës ajrore për NASA-ën. Këto materiale të reja mund të mundësojnë që NASA të reduktojnë në masë anijen për eksplorimin e hapësirës me 40 për qind , që janë të nevojshme për udhëtimin në Mars si edhe më gjerë.


Fokusi i përpjekjeve të HRL është të zhvillojë panele sanduiç super të lehta të bazuar në këto materiale. Mikro-rrjeta është e ndërtuar 90 për qind me zink, por Bill Carter, drejtori i departamentit për projektimin e materialeve në HRL, tha se ajo mund të ndërtohet edhe nga materialet të tjera. Një nga shkencëtarët nga universiteti Irvine i cili ishte i përfshirë në projekt, propozon që materiali ultra-i-hollë të përdoret për absorbimin e goditjeve, ndërsa përdorimin e mundshëm e shohin në “industrinë ajrore”, për izolimin zanor, e ndoshta edhe për bateritë e reja”.


Më të lexuarat