Mund t’iu duket si shaka, por është e vërtet! Kompania “Pepsi” duket mëse serioze për këtë njoftim dhe së shpejti pritet të prezantojë telefonin e saj inteligjent në tregun kinez.
Sipas mediave ndërkombëtare, ky telefon Android do të quhet “Pepsi P1” me ekran 5.5 inç dhe 1080p. Po ashtu, do të ketë një procesor 1.7GHz, me 16GB memorie si dhe 2GB RAM. Po ashtu, kamera nga mbrapa do të jetë 13 megapiksel, ndërsa ajo përpara 5 megapiksel. Një zëdhënës nga PepsiCo ka thënë: “Ne kemi kënaqësinë që t’ju njoftojmë se Pepsi është duke punuar me një partner për të sjellë në tregun kinez një telefon smart brenda disa muajsh. Pepsi nuk ka plane që të përfshihet në biznesin e telefonave smart, por ne jemi të përkushtuar që t’i afrohemi klientit në rrugë inovative në mënyrë që të rritemi si kompani”, thuhet në njoftimin e Pepsi-t.
Sipas një raporti nga Mobipicker, P1 do të ketë sistemin Android 5.1 Lollipop dhe një ekran 5.5-inç, 1080p. Brenda, thuhet se do të ketë një procesor 1.7GHz, 2GB RAM, 16GB memorie të brendshme dhe një bateri 3,000 milliamp-orëshe. Smartphone-i do të ketë dy kamera, një prapa 13-megapixel dhe një para 5-megapixel për selfie. Një imazh i publikuar në mediat online sugjeron se mund të ketë një sensor më gjurmë gishtash në pjesën e pasme të pajisjes dhe ndoshta butona fizike nën ekran.
Pepsi pritet ta zbulojë celularin e saj të parë në Pekin më 20 tetor, raportojnë faqet e lajmeve kineze Sina dhe Weibo. Ndërsa pritet të dalë në shitje brenda disa muajsh për rreth 206 dollarë.