
Ngrohja globale, ja cfare sugjerojne shkenctaret per heqjen e CO2 nga atmosfera!
Për të shmangur katastrofën e ngrohjes globale deri në fund të shekullit, njerëzit mund të kenë nevojë për të marrë masa ekstreme për klimën. Dhe këtu lind pyetja: Cfarë masash? A do të përdorin njërëzit shkencën për të ndryshuar ngrohjen globale?
Një mënyrë për të mbajtur temperatura mesatare globale, sipas disa ekspertëve, duhet që të eleminohet një sasi masive e CO2 nga atmosfera. Po si do të realizohet kjo? Duke iu përgjigjur ndryshimeve klimatike të kohëve të fundit, Trevor Algatt tha për CNN se: “Ka një teknologji të re që mund të thithë karbonin nga ajri dhe ta shëndërrojë atë në ‘fibra’ për përdorim në ndërtesa, elektronikë, makina, veshje dhe mallra të tjera,” shkroi Algatt.
“Unë jam i sigurt që ju e keni parë, lexuar apo dëgjuar për të. Shpikësit thonë se, nëse zbatohet në një shkallë të madhe të mjaftueshme, atmosferika e tokës mund të kthehet si në periudhën para-industriale brenda një dekade”. Shkencëtarët thonë se teorikisht është e mundur heqja e CO2 nga ajri dhe shëndërrimin i tij në materiale për ndërtesa, rroba dhe sende të tjera të përditshme. Por që të realizohet kjo së pari duhet të zgjidhen disa probleme, pasi procesi është shumë i shtrenjtë dhe se heqja e gjithë CO2 nga ajri krijon një problem logjik: Ku do të grumbullohet?
“Ajo që njerëzit nuk kuptojnë është madhësia absolute,” tha Dr. Klaus Lackner, drejtor i Qendrës Universitare për Emetimet Negative të Karbonit të Arizonës. “Në qoftë se ju ngisni një makinë, ju clironi 0.5 kg CO2 për 1.6 kilometra. Për person, ne clirojmë 15 ton CO2 në vit. Duke supozuar se problemi do të zgjidhet, Lackner dhe shkencëtar të tjerë të ASU janë duke zhvilluar një makinë që mund të heqë CO2 nga ajri. Një koncept tregon një pajisje që ka pamjen e një kutie me disa vela të mëdha të bashkangjitur me të. Frymëzuar nga pemët, këto vela veprojë si “gjethe” të makinës së ASU. Velat janë bërë nga rrëshira plastike, të cilat do të kapin CO2 dhe e mbajë në të. CO2 lidhet me plastiken kur materiali është tharë dhe për largimin e tij nga plastika, ju duhet të përdorni lagështinë.
Në Masaçusets, grupi i projektimit urban SHIFTBoston është duke pritur për Lackner, për të zhvilluar plotësisht rrëshirën (rezinën) thithëse të karbonit në mënyrë që të përdoret për të krijuar "Boston Treepods", pajisje diellore që do thithin CO2 dhe do të ndricojnë gjatë natës. Tani për tani, pajisja është duke u zhvilluar për përdorim në sera, për të ushqyer bimët, të cilave ju duhet CO2 për tu rritur.
“Unë mendoj se kjo është zgjidhja e problemit të klimës dhe kjo tregon se teknologjia funksionon,” tha Lackner.
Një pjesë e CO2 mund të përdoret për të bërë karburant të lëngshëm ose materiale ndërtimi. Pjesa masive e CO2 mund të ruhen në një mjedis të sigurt dhe të qëndrueshëm. Akademia Kombëtare e Shkencave rekomandon më shumë hulumtime për heqjen e CO2 në shkallë të gjerë duke u fokusuar në zbutjen e emisioneve të gazit serrë.
Në nëntor dhe dhjetor, ekspertët do të mblidhen në një takim të rëndësishëm të Kombeve të Bashkuara në Paris. Ata do të përpiqen për të miratuar një marrëveshje të re për ndryshimet klimatike dhe gjetjen e mënyrave të reja për të reduktuar CO2 në atmosferë.
Më të lexuarat








