
Disa nga vendet me te bukura qe duhet ti vizitoni ne 2016!
Ëndërroni se ku do të kaloni pushmet vitin e ardhshëm? Të apasionuarit pas udhëtimeve u tregojnë disa prej vendeve unike që ju mund të vizitoni. Ja cilat jane disa prej tyre:
Botsvana
Republika e Botsvanës shtrihet në jug të kontinentit Afrikan. Ku shtet është një vend demokratik, progresiv, por mbi të gjitha plot jetë dhe gjallëri. Historia e udhëtimit të Botsvanës nga varfëria në një shoqëri të lulëzuar dhe të qëndrueshme është frymëzuese. Botsvana është e pasur me kafshe të egra dhe për këtë arsye në 38 për qind të sipërfaqes së përgjithshme të vendit janë ndërtuar parqe kombëtare, rezerva dhe zona të menaxhimit të kafshëve të egra.
Japonia
Japonia është e vendosur në Verilindje të Azisë, midis Paqësorit Verior dhe Detit të Japonisë. Natyra e saj ka brigje me pamje të ndryshme, male vullkanike dhe lugina. Ajo renditet si vendi i dytë më i vizituar në botë. Japonia mbetet një nga vendet më elegante dhe joshëse, jo vetëm me natyrën e saj të mrekullueshme, por edhe për tempujt prej druri.
SHBA
Vitin e ardhshëm SHBA –të do të rikthejnë shërbimin e ’Parkut Kombëtar’, i cili mbikëqyr 59 parqe dhe qindra monumente historike kombëtare të vendit. Shtetet e Bashkuara, të cilat nuk mburren vetëm me ndërtesat moderne, Hollivudin apo Las Vegasin, por edhe me pasuritë tokësore, ujore dhe jetës së egër të vendit.
Polonia
Numri i vizitorëve në Poloni gjithmonë vjen duke u rritur. Qytetet më të njohura janë Krakov, Wroclaw, Gdansk, Varshavë, Poznan, Lublin, ToruÃâ¦Ã¢â¬Å¾ dhe vendi historik i Aushvic – kampi gjerman i përqendrimit. Destinacionet më të mira çlodhëse përfshijnë Masurian, bregdetin e Detit Baltik, Malet Tatra (vargmali më i lartë i Karpateve). Polonia është vendi i 17-të më i vizituar në botë nga turistët e huaj, sipas renditjes nga Organizata Botërore e Turizmit (UNWTO).
Australia
Australia është tani ekonomia e shtate me e madhe e turizmit në botë, dhe është e vendosur të mbaje këtë pozicion për një kohë të gjate. Ju mund të bëni një shëtitje në Urën e Portit, të bëni pazar në Paddington, të vizitoni portin më të bukur në botë si edhe shtëpinë e operas. Dhe sapo të jeni në Australi, ju nuk mund të mos takoni banorët e tij më të famshëm: kangurët dhe koralët.
Palau
Palau është pa dyshim një nga vendet më magjike në botë. Është bërë përpjekje që natyra e këtij vendi të ruhet e paprekur. Ku shtet ka rreth 200 ishuj gëlqerorë dhe vullkanikë. Disa prej tyre janë të mbuluar nga pyje tropikalë. Palau është i rrethuar nga të gjitha anët me ujë dhe ka një botë nënujore mjaft të pasur.
Letonia
Të thuash se natyra e Letoni-së është e virgjër nuk është ekzagjerim. Kjo do të thotë se ajo ofron shumë opsione për turizmin e gjelbër nga shëtitjet e thjeshta në pyll, gjueti, etj. Aty adhuruesit e natyrës mund të vizitojnë lumenjtë dhe liqenet, detin dhe pyjet, duke u ofruar pamje mbresëlënëse.
Uruguaj
Uruguai është një vend i vogël në Amerikën e Jugut. Banorët aty dallohen për qetësinë dhe për mikpritjen. Kryeqyteti i tij është i pakrahasueshëm në kontinent. Ai është i vogël, por ka një arkitekturë të shkëlqyer. Përgjatë bregdetit ka disa restorante shumë të mirë. Ju mund të vizitoni edhe Qytetin e Vjetër, i cili ka një grup ndërtesash neoklasike të shekullit të 19-të.
Groenlanda
Groenlanda është ishulli më i madh në botë, është shtëpia e rreth 58.000 banorëve. Mjedisi, megjithese ka temperatura shume të ftohta (10-15 grade në verë dhe -20 në dimër ) ofron peizazhe shume të bukura. Pothuajse pa asnjë pemë, pa rrugë dhe me shumë pak njerëz, ishulli duket sikur është i populluar nga krijesat mitologjike, xhuxhët, elfet dhe sigurisht, jo njerezit. Në mars të vitit 2016 aty do të zhvillohen Lojërat Dimërore Arktike, ngjarja më e madhe e këtij lloji në vend.
Fixhi
Fixhi është një shtet ishullor në Oqeani. Fixhi përbëhet prej një mori ishujsh në Jug të Oqeanit Paqësor. Aty ka plazhe të pafundme ranore, ishuj me palma e resorte luksoze. Në ishujt Fixhi njerëzit këndojnë serenata, luajnë në kitarë, vishen thjeshtë dhe janë tepër mikpritës.
Më të lexuarat








