Secondary Adv

Panairi Nderkombetar i Klik Ekspo Group 21-25 Nentor 2015

Share on Google+

Në datat 21 deri 25 Nëntor, Tirana do të kthehet në kryeqendrën e biznesit dhe sipërmarrjes ndërkombëtare. Panairi Ndërkombëtar i Klik Ekspo Group, evenimenti që ka celebruar tashmë kryeqytetin e Shqipërisë në pikëtakim e mundshëm dhe ndërveprimit, vjen në edicionin e 22-të me ravijëzim e përmbajtje të re, nën temën Biznes-Kulturë-Bashkëjetesë.


Në datat 21 deri më 25 Nëntor 2015, në Pallatin e Kongreseve, Klik Ekspo Group – an UFI Member Company, pjekur me përvojën dhe sfidat që hedh çdo ditë industria e evenimenteve, sjell episodin e rrallë të ngjarjes së përvitshme kthyer në “skeptër” në duar të sipërmarrësve shqiptare dhe atyre të huaj për të hapur rrugët e bashkëpunimit dhe për të parë qartë drejt investimeve të guximshme.


Edicioni i 22-të përgatitet të tejkalojë vetveten dhe shifrat e përvitshme, mbi 30 mijë vizitorët, një përqindje e lartë e të cilëve Trade Visitors të Specializuar dhe mbi 280 ekspozuesit ndërkombëtarë nga mbi 25 shtete në edicionet e shkuara; këto janë vetëm disa nga faktet e patundshme që i garantojnë çdo ekspozuesi të drejtpërdrejtë apo pjesëmarresi të tërthortë, perfshirjen në një prej ngjarjeve më të rëndësishme të Biznesit në Tiranë dhe në Rajonin e Ballkanit Perëndimor.

 

EXPO Nations
Republika Popullore e Kinës, për të tretin edicion është e pranishme me sipërmarrës që përfaqësojnë Rajonet më të zhvilluara të gatshme për të investuar dhe bashkëpunuar me tregun shqiptar mikpritës në të gjithë sektorët: Rajoni i Shanghait, Anhui, Ningbo, Zhejiang, me mbi 30 kompani në industrinë metalurgjike, tekstile, porcelani, elektroshtëpiake, mobilie etj. Pavijoni i Republikës së Kinës ka përkujdesjen e RCG Group – Shanghai Business Consultant dhe CCIP-Këshillit për Tregtinë me Jashtë dhe Investimet e Huaja në Republikën Popullore të Kinës. EXPO Nations befason këtë vit me Pjesëmarrjen e Përbashkët të sipërmarrësve nga Ekuadori, të gatshëm për të ndërvepruar dhe për të plotësuar hapesirat e tregut në produktet ushqimore.


 Pavijoni i Bosnje Hercegovinës, insistues në propozimet në sektorin e ndërtimit dhe materialave të ndërtimit, përpunimit të aluminit, mobiljeve. Dhoma e Tregtisë me Jashtë e Bosnje Hercegovinës është edhe këtë edicion promotor dhe nxitës i shumëfishimit të marrëdhënieve tregtare mes dy vendeve të cilat mbërrijnë në një stad të rëndësishëm inkurajuar edhe nga Marrëveshjet Dypalëshe nënshkruar mes Qeverive që bëjnë të mundur lehtësimin e lëvizjes mes vendeve, eliminimin e barrierave tarifore duke forcuar bashkëpunimin ekonomik.

 


Sipërmarrësit nga Republika e Serbisë, pajtuar tashmë për të 12tin vit radhazi në Panairin Ndërkombëtar të Tiranës tregojnë edhe njëherë qëndrueshmërinë e volumeve tregtare mes dy vendeve tona përgjate dhjetëvjeçarit të fundit, duke ekspozuar edhe në këtë edicion industrinë e materialeve të ndërtimit, industri agroushqimore, materiale elektrike dhe elektroshtepiake.


Polonia e pranishme nën kujdesin e Zyrës për Promovimin Ekononomik të Ambasadës së Polonisë në Romë, për të dytin edicion, përmes Panairit të Klik Ekspo Group sheh të përmbushur diplomacinë ekonomike duke sjellë në Tiranë gjithë gatishmërinë e investitorëve dhe qeverisë Polake për bashkëpunim në fushën e planifikimit të territorit, zhvillimit të qytetit, ndërtimit, agro industria, siguria e produkteve ushqimore etj. Ndërkaq Italia dhe Greqia, Hungaria, Turqia, Maqedonia, Kosova, Zvicra, Franca, Sllovenia, Mali i Zi, Gjermania, Kroacia, Spanja gatiten të ekspozojnë në sektorët: ndërtim dhe infrastrukurë, transport dhe telekomunikacion, mbetje urbane dhe mbrojtje e mjedisit, energjitike, industri agroushqimore, turizëm, duke e parë pjesëmarrjen si pararojë-testimesh gjatë të cilave të mund të hedhin bazat e para të bashkëpunimeve dhe të qëmtojnë fizibilitetin e investimeve të tyre të ardhshme.


AlbDedication – Entrepreneur Shqip:
Ekspozues të përkushtuar e pjesëmarrës dinamike në forumet e biznesit, vizitorë të vemendshëm e përthithës të menjehershëm të inovacioneve dhe teknologjive të propozuara në hollet e ekspozimit të Klik Ekspo Group, sipërmarrësit shqiptarë zotërojnë fronin e Panairit Nderkombëtar të Tiranës: edhe në këtë edicion, sektorët që i shohin ata protagonistë dhe shifrat e biznesit janë motive vlerësimi dhe tregues zhvillimi. Vëmendje e pakursyer edhe për start-up dhe sipërmarrësit artizanë në hapësira të dedikuara.


Sektorët në fokus:
Edicioni i 22-të i Panairit të Klik Ekspo Group është i hapur dhe gati të përcjellë sipërmarrjen tuaj të vogël, produktin e ri, zbulimin e përkushtuar për tregje të reja, cilido qoftë sektori i synuar: Energjetika, Ndërtimi, Transporti, Mbrojtja e Mjedisit, Bujqësia dhe Industria Agroushqimore, Shërbimet Financiare, Turizmi dhe Projektet Zhvillimore, Art e Kulturë, etj.

 


Ngjarje në Bashkëkohësi:
Expo-Convention Energy Fullscreen, në bashkëpunim me ACERC – Qendra Shqiptare për Rregullimin dhe Konservimin e Energjisë dhe nën kujdesin e Ministrisë së Industrisë dhe Energjisë, me konceptin e përforcuar nga piketat e stimuluara nga kërkesat e investitoreve ndërkombëtarë të sektorit (rikthehet Grupi Energoinvest nga Bosnje Hercegovina që prezanton projektin madhor të ndërtimit të linjave të transmetimit), për të pasur një panorama më të gjerë për mundësitë e investimeve dhe prurjen e zgjidhjeve për përdorimin e zgjuar dhe me kursim të energjisë elektrike, propozimin e burimeve alternativave, në mes të të cilave përdorimi i gazit me ndërtimin e TAP i cili eshte nje gur themeli historik.
Evenimenti propozohet në formen e rrathëve bashkëqendrorë në dobi të promovimit dhe divulgimit të një ngjarjeje në pikun e saj: shumëllojshmëria e sektorëve, shtresëzimi i realiteteve socio-ekonomike që u drejtohet, dobitë e brendshme ekonomike, ndërkombëtarizimin e vlerave të Shqipërisë në Rajon e tërësinë e Projektit TAP.


Ekspo Transport dhe Infrastrukture, në bashkëpunim me Ministrinë e Transportit dhe Infrastruktures, vjen pas pervojes se edicionit te shkuar me koncept të mbrujtur nga kërkesat e investitoreve ndërkombëtare të sektorit, për t’u theluar mbi mundësitë e investimeve në Shqipëri ne sektorët prioritarë, pjesëmarrjen në prokurimet publike dhe ankande, përfshirjen në projekte të rëndësisë së veçantë si marrja udhë e Rrugës së Arbrit, ripërtëritja e rrjetit rrugor dhe sistemit të qarkullimit rrugor, privatizime dhe koncesione të rëndësishme.


Tirana Art Expo: Simbiotikisht jetësuar mes artit dhe kulturës, një ndër shenjat dalluese të Panaireve të Klik Eksp Group është mënyra se si pjesëmarrësit kthehen në këmbyes të kulturave që mbartin me vete, me monedhën e artit shqiptar. Faqja artistike vizatohet këtë edicion nga Tirana Art Expo, angazhim i Ministrisë së Kulturës për të promovuar thesaret Shqiptare e objekte të trashëgimisë kulturore, për të servirur kulturën e leximi përmes orëve të leximit interaktiv dhe performanca të fjalës, shfaqja e personazheve të suksesshëm të historikut të Operas dhe Baletit Shqiptar etj.
Për herë të parë, evenimenti i rrallë Festival Ndërkombëtar i Akuarelit, iniciuar nga VizArt, do të ekspozojë veprat origjinale të mbi 161 artistëve nga mbi 51 shtete të botës.


Më të lexuarat