Secondary Adv

Inxhinieri sllovak Stefan Klein dizenjon veturen qe fluturon Aeromobil 3.0

Share on Google+

Çdokush, që ka qenë ndonjëherë i “mbërthyer” në trafik e di se sa i irrituar mund të ndihesh. Ndoshta për një moment edhe mund të keni fantazuar për një fluturim mbi të gjitha makinat që janë para jush.  Kjo fantazi tani më nuk është shumë larg nga realiteti.

 

 

AeroMobil Team e drejtuar nga themeluesit e saj Stefan Klein dhe Jurak Vaculik kanë prodhuar një makinë, e cila mund të fluturojë. Kompania me bazë në Bratisllavë të Sllovakisë, prodhoi këtë makinë, në mënyrë që njerëzit ti shmangen trafikut të rënduar kudo nëpër botë. Ai u prezantua në Festivalin e Pionerëve në Vjenë, kushtuar teknologjisë të së ardhmes.

 


Bashkëkrijuesit e këtij automjeti përmbyllën kështu punën e tyre 25 vjeçare. “Aeromobil 3.0” mund të lëvizë në rrugë si një makinë normale dhe të fluturojë si një aeroplan dy vendësh.  Ai ka motor Rotax 912, që përdoret për mjetet ajrore. Kur mjeti përdoret si makinë ka shpejtësinë 160 kilometra në orë, ndërsa si aeroplan mund të fluturojë me 200 kilometra në orë.

 


“Aeromobil 3.0” është i ndërtuar me skelet prej çeliku të lehtë dhe fibra karboni. Ai ka një gjatësi prej 6 metrash dhe gjerësi 8 metra.  Pesha e tij është 450 kilogramë. Mjeti mund të parkohet lehtësisht në vendparkime normale dhe të hapë krahët në pjesën e pasme, për t’u ngritur në çfarëdolloj aeroporti.  Sistemi i tij i sigurisë përfshin parashutat dhe sistemin autopilot. Prototipi e ka kaluar me sukses provën tokësore dhe ajrore dhe pret vetëm lejen për të dalë në treg, kur pritet të përcaktohet edhe çmimi.


Më të lexuarat