×
Secondary Adv

Ju pelqejne peshqit? Ja disa nga akuariumet me te bukur ne bote!

Share on Google+

Akuariumet kanë ekzituar që nga koha e Perandorisë Romake. Në fillim ata ishin prej porcelani ose mermeri, por me njohjen e xhamit këto u zëvendësuan, duke përmirësuar kështu dukshmërinë. Ata, jo vetëm shtojnë bukurinë e ambjentetit ku përdoren, por na sjellin edhe më pranë me natyrën. Sot disa akuariume të mëdhenj publikë janë vendosur në qytete të ndryshme të globit, duke ofruar një pamje spektakolare. 

 

Ja cilët janë disa prej tyre:

1. Akuariumi i qendrës tregëtare në Dubai,  Emiratet e Bashkuara 

Ndodhet në  katin e parë të  qendrës tregëtare “Dubai Mall” . Ka një tunel panoramik 48 metër të gjatë, i rrethuar nga vaska plot me peshq midis të cilëve ndodhet edhe peshkaqeni tiger më i frikshmi i llojit të vet. 

2. Akuariumi i Genovas në Itali

Eshtë më i madhi në Evropë dhe nje nga me te vizituarit në botë. Kur shikon atë duket sikur po bën një udhëtim me nëndetëse në botën ujore.  Struktura e akuariumit ngjan nje anije gjigande dhe ka pesë vaska të mëdha që mund të shihen nga të dy katet e tij. Aty jetojnë delfinë, peshkaqenë, foka dhe breshka. 

 

3. Akuariumi i Georgias në Atlanta, SHBA

Ai ka 30 milion litra ujë të kripur dhe është shtëpia e rreth 120 mijë krijesave të detit, të cilat u më  shumë se 500 specieve të ndryshme. Aty mund të  shohësh nga afër kafshë të rrezikshme si peshkaqeni tiger dhe beluga.

 

4. AquaDom Berlin, Gjermani  

Ky akuarium është në formën e një kulle të madhe cilindrike, 25 metër e lartë. Aty ka 1.500 peshq tropikalë dhe 100 specie të tjera të ndryshme.

 

5. Marine Life Park Sentosa, Singapor  

Parku ujor i ishullit të Setosas është një strukturë e madhe e organizuar shumë mire, i cili u hap në dhjetor të vitit 2012 në Singapor. Edhe pse nuk ka kafshë shumë të rralla akuariumi është i bukur dhe interesant.  

 

6. Akuariumi Churaumi ne Okinawa, Japoni

Akuariumi i mrekullueshëm përbëhet nga katër kate me vaska të mëdha me peshq tropikalë, më shumë se 80 lloje koralesh dhe peshkaqenë. Ai ështe një lagunë për delfinë dhe një pishinë për breshkat e ujit. 

 

7. Akuariumi i Dy Oqeaneve në qytetin Kape, Afrika e Jugut 

Aty bashkohen gjallesat e dy oqeaneve atij Atlantik dhe Indian.

 

8. Akuariumi Ocean në Shangai, Kinë 

Bukuria e këtij akuariumi është tuneli kinez me pamje tepër spektakolare. Pamje të rralla nga fundi i oqeanit të mbushur me peshq të shumëngjyrshem, shkëmbinj nënujorë, korale dhe strofkat e peshkaqenëve.

 

9. Akuariumi i Valencias, Spanjë 

Akuariumi i Valencias është si një qytet i zhytur në akuarium. Aty ka delfinë, liqene, laguna dhe ishuj të vegjël, që tregojnë jetën e 500 specieve të ndryshme.

 

10. Resorti nënujor Poseidon, ishujt Fixhi

Këtu ju mund gëzoni akuariumin personal në dhomën tuaj me të gjitha ngjyrat dhe praninë e gjallesave detare. 


Më të lexuarat