Secondary Adv

15 shtepite e operas me mahnitese ne bote

Share on Google+

Shtëpitë e operas janë simbol dhe portretizim i dramës, historisë, muzikës dhe artit në përgjithësi. Ato kanë një dizanj dhe arkitekturë mahnitëse, të cila vizitohen jo vetëm nga vendasit, por edhe nga turistë të shumtë.

 

Ja cilat janë disa prej shtëpive më të veçanta të operas në botë:

 

1. Teatri La Fenice, Itali

Ai u hap për herë të parë në vitin 1792. Aty janë zhvilluar shumë premiera nga kompozitorë si Verdi, Rossini, Bellini, Donizeti, dhe Stravinski. Teatri “Fenice” pësoi disa katastrofa, si përfshirja në një zjarr në vitin 1996, por gjithesi vazhdon të qëndrojë i fortë edhe pas 223 viteve.

 

2. Seebühne, Austri

Seebühne do të thotë “etapë e detit” në gjermanisht dhe është një titull i përshtatshëm, pasi ai është një teatër lundrues. Ndërtimi i tij filloi në vitin 1946 dhe përfundoi në 1950. Në Seebühne sot zhvillohen shfaqje të ndryshme si: “Flauti Magjik”, “West Side Story”etj. 

 

3. Teatri “Winter Garden”, Kanada

Kjo perlë kanadeze është pjesë e një teatri dykatësh. Njëra pjesë është Elgin dhe gjysma tjetër “Winter Garden”. Muret janë pikturuar me dorë dhe të ngjajnë me një kopësht, të cilit i varen degët nga tavani. Ai filloi si një teatër aktiv, ku zhvilloheshin koncerte të ndryshëm, por në vitin 1928 u mbyll. Në vitin 1987 filloi restaurimi multi milionar i tij.

 

4. Palau de la Musica Katalana, Spanjë  

Kur ecni në sallën e koncerteve të këtij teatri do të ballafaqoheni me xhame të bukur me njolla, mozaik me tjegulla dhe skulptura mermeri në çdo hap. Është konsideruar si një kryevepër e skenës “Katalana Art Nouveau” dhe gëzon statusin e Trashëgimisë Botërore nga UNESCO. 

 

5. Palais Garnier, Francë

Ai ka 1979 vende për tu ulur. Ndërtimi i tij filloi në 1861 dhe përfundoi më 1875. Në tavanin e tij ka një llambadar të madh, i cili u rrëzua në vitin 1896 dhe vrau një nga punëtorët, që punonte aty.

 

6. Teatri Minack, Angli

Ai është një teatër i hapur, me rreth 750 vende dhe  ofron pamje nga gjiri i Porthcurno-s.

 

7. Hessisches Staatstheater Wiesbaden, Gjermani  

Ai është teatri shtetëror i shtetit gjerman Hesse, me kryeqytet Wiesbaden. Aty luhen opera, muzikalë dhe koncerte. 

 

8. Shtëpia e operës në Sidnei, Australi  

Ai u dizenjua nga arkitekti Jorn Utzon dhe ndërtimi i tij filloi në dhjetor të vitit 1958. Ky teatër është qendra kryesore e artit në Australi. 

 

9. Teatri Balboa, Kaliforni

Balboa ka jetuar shumë jetë. Në fillim ishte një vend për filma, më pas, gjatë luftës së dytë botërore shërbente si vendstrehim. Për një periudhë kohe mbeti si një vend i shkretë dhe hapësirë boshe, kurse sot është kthyer në një vend shumë të bukur dhe  funksional. 

 

10. Teatri Bolshoi, Rusi

 Bolshoi është ndërtuar në vitin 1780. Ai ndodhet në Moskë dhe u dizenjua nga arkitekti Joseph Bové. Sot këtu luhen shumë opera dhe pjesë baleti.  

 

11. Odeoni i Herodës, Greqi

Ky teatër është ndërtuar që në periudhën e antikitetit. Ai priti shumë muzikantë të lashtë grekë, kurse sot muzikantë me famë botërore si: Elton John dhe Sting.

 

12. Teatri Manoel, Maltë

Ai është një teatër i rëndësishëm në Maltë, ku performohen opera, pjesë baleti dhe koncerte të ndryshëm. U hap në vitin 1732 dhe ka një kapacitet prej 623 vende.

 

13. Teatri Amazonas, Brazil

Ky teatër ndodhet në Manaus, në zemër të pyejeve tropikalë, në Brazil. Ai u ndërtua në fund të viteve 1800 duke përdorur mermerin italian dhe  çelikun britanik. Ai ka tre kate dhe përbën një nga pasuritë më të rëndësishme kombëtare. 

 

14. Teatri Fox, Detroid

Ai u hap në vitin 1928 dhe u vlerësua si “Tempulli  më madhështor i Amusement në botë.” Ka një kapacitet prej 5,174 vendesh. 

 

15. Shtëpia e operës Guangzhou, Kinë  

Ajo është shtëpia më e re e operës në Kinë. U inagurua në vitin 2010. Projekti kushtoi rreth 200 milion dollarë.


Më të lexuarat