Secondary Adv

Tullat ekologjike te bera me shishe plastike

Share on Google+

Rritja alarmante e mbeturinave plastike është kthyer në një shqetësim të vazhdueshëm, sepse ajo ka ndikim tek mjedisi, njerëzit si edhe te gjallesat e tjera të Tokës.

 

Çdo vit akumulohen miliona ton të materialeve plastike, të cilat duan rreth 500 vjet për tu dekompozuar. Duke u ballafaquar me këtë problem studiuesja argjentinase Rosana Gaggino dhe ekipi i saj shkencor nga Këshilli Kombëtar i Kërkimit Teknologjik (CONICET),  dhe projektuan një proces, i cili i riciklon shishet plastike duke i kthyer ato në "tulla ekologjike." 

Procesi i prodhimit është shumë i thjeshtë, sepse ndryshe nga tullat e zakonshme (të bëra nga çimento dhe rërë), ajo zëvendëson rërën për tereftalat polietileni (PET) grimca plastike. Përdorimi i këtyre shisheve në ndërtim është përhapur shumë vitet e fundit. Ato tregonjë një zhvillim të të industrisë së ndërtimit, sepse vetinë e izolimit të ngrohjes e kanë 5 herë më të madhe se ajo e tullave të zakonshme. 

Përveç kësaj, ato janë shumë më të lehta, kanë rezistencë të lartë ndaj zjarrit dhe me to mund të ndërtohen mure të hollë. Për ndërtimin e çdo tulle ekologjike përdoren 20 shishe plastike. 

Ato tashmë janë përdorur në ndërtimin e disa shtëpive dhe qeveria ka miratuar përdorimin e tyre për strehim publik. 


Më të lexuarat