
10 vendet me te bukura ne bote per te kaluar Krishtlindjet
Nëse jeni duke planifikuar se ku do ti kaloni Krishtlindjet dhe ende nuk e keni vendosur, ne ju vijmë në ndihmë duke listuar disa nga qytetet dhe fashtrat me te bukur. Këtu atmosfera e Krishtlindjes është e garantuar!
Ja cilët janë ata:
1. Jamnik, Slloveni
Ai është një fshat i vogël piktoresk me shumë pyje. Jamnik është pjesë e pellgut të Lubjanës, rethuar nga Alpet Julian në veri dhe Alpet Kamnik në lindje. Në majë të kodrës është kurorëzuar nga kisha e bukur e Shën Primus dhe Felician-it.
2. Tasiilaq, Groenlandë
Ai u themelua në vitin 1894. Tasiilaq është qyteti më i madh në Groenlandën Lindore i vendosur ne breg të detit. Ai ka vetëm 2000 banorë, pra këtu mund të kaloni pushime të qeta.
3. Bern, Zvicër
Duke qenë një nga qytetet më të populluara Berni ka një jetë shumë të pasur kulturore. Qendra e tij historike është e ruajtur nga UNESCO dhe malet përreth të ofrojnë një panoramë mahitëse. Ajo bëhet edhe më e bukur për Krishtlindje, kur rrugët, malet dhe çatitë e shtëpive janë të mbuluara me borë.
4. Lapland, Finlandë
Me vendndodhje vetëm 90 minuta fluturim në veri të Helsinkit, Lapland është vendi i ëndrrave për sa i përket lojërave dimërore. Slita, që tërhiqen prej drerësh dëbore, qentë haski, skijim pa fund, etj. Lapland është në krye të listës si vendi ideal ku mund të kaloni Krishtlindje të paharrueshme dhe krejtësisht të bardha. Ku mund të qëndroni: Iglot prej qelqi në Hotel Kaksauttanen janë mënyra më e bukur për të kaluar kohën tuaj në Lapland. Ato u ofrojnë të ftuarve një tavan qelqi për të shijuar magjinë e dritave të veriut.
5. Tromso, Norvegji
Ai është qyteti më i madh i Norvegjisë veriore dhe një nga atraksionet kryesore në Rrethin Arktik. Tromso bie në zonën ku Dritat e Veriut janë të dukshme për rreth 6 orë në ditë. Qyteti gjithashtu edhe për një skenë energjike muzikore.
6. Qyteti i Shën Gjonit në Kanada
Ai njihet në gjithë botën si një nga qytetet më shumëngjyrëshe. Ai ka një arkitekturë dhe jetë kulturore të pasur. Shën Gjoni është një ndër qytetet, i cili duhet vizituar në Kanada, sidomos për ata, që duan ti kalojnë pushimet në një vend me mot të ftohtë dhe borë.
7. Petit-Champlain, Qyteti i Kebekut, Kanada
Qyteti i bukur i Kebekut i mbuluar me dëborë dhe i dekoruar me mijëra drita në dimër, duket se është bërë kështu një nga destinacionet më të dëshirueshëm. Ndërkohë Petit Champlain është lagjia më popullore dhe piktoreske. Vizitorët vijnë këtu për të parë arkitekturën historike, rrugët e ngushta me kalldrëm dhe pikturat murale.
8. Innsbruck, Austri
Ai është i vendosur në Luginë piktoreske Inn. Qyteti është i rrethuar me male të larta, që e bën atë një vend shumë popullor për sportet dimërorë.
9. Jokkmokk, Suedi
Qyteti gjendet në Rrethin Arktik dhe siguron një dimër të vërtetë, me shumë dëborë dhe temperatura të ulëta. Përveç natyrës së mrekullueshme ofron edhe shumë aktivitete në natyrë. Shtëpitë prej akulli mirëpresin vizitorë për të kaluar një natë në këto kasolle autentike.
10. Montreal, Kanada
Ai është një nga qytetet më të bukur në Amerikën e Veriut për Krishtlindje. Sasia e dëborës dhe temperaturat e ulta të krijojnë ndjenjën e vërtetë dimrit. Përveç vendeve të bukura ka shumë aktivitete, që zhvillohen në natyrë dhe tërheqin banorët dhe mysafirët.
Më të lexuarat








