Secondary Adv

Pi Zero, kompjuteri me i vogel ne bote

Share on Google+

Fondacioni Raspberry Pi zbuloi një kompjuter të ri me çmim të ulët. Ai quhet i Pi Zero dhe kushton vetëm 5 dollarë. Ky kompjuter është aq i hollë dhe i lehtë saqë mund tw pwrdoret edhe nga fëmijët e vegjël.

 

Ai është krijuar nga programuesi britanik David Braben dhe ka pothuajse përmasat e një USB-je. Me një portë USB nga njëri krah dhe një portë HDMI në krahun tjetër, ai mund të funksionojë si një kompjuter i vërtetë. 

Gjithashtu ky kompjuter është shumë i përshtatshëm për gjëra të tjera sepse ka dhe kamera 12 Megapixel për videokonferenca, mund të bëjë foto dhe regjistrojë video. Megjithatw ai ka disa mangwsi si: çipi Ethernet dhe ka më pak RAM.

Sigurisht që ky lloj kompjuteri nuk është për përdorim masiv, por patjetër që mbetet diçka e veçantë që mund të jetë shume e dobishme për ata që vuajnë mungesën e hapësirës në ambientet shtëpiake apo në punë.


Më të lexuarat