Secondary Adv

10 urat e mahnitshme qe do te ndertohen ne te ardhmen

Share on Google+

Urat dhe njerëzit kanë pasur një histori të gjatë. Shumë prej tyre lidhin kontinentet, kurse të tjerat janë të njohura më shumë për historinë e tyre dhe interesit kulturor, që zgjojnë tëk njerëzit. Urat e sotme nuk simbolizojnë vetëm avancimin tonë në dizanj, por edhe të teknologjisë. Kohët e fundit arkitektët dhe inxhinierët kanë bashkuar stilin me teknologjinë, në mënyrë që të ndërtojnë ura sa më të mëdha dhe spektakolare. Ne kemi përpiluar një listë të 10 urave më të mahnitshme, që do të ndërtohen në një të ardhme të afërt.

 

Ato janë:

 

1. Ura e Kopenhagenit

 Ajo u projektua nga arkitekti Steven Holl dhe ndërtimi i saj në vitin 2016. Ajo do lidhë dy kulla dhe do të jetë rreth 65 metër e lartë. 

 

2.Ura Pont Jean-Jacques Bosc

Ajo ndodhet në Bordo dhe është projektuar nga studioja arkitektonike OMA. Ura do të jetë 43 metër e gjerë dhe është vendosur që të hapet në vitin 2018. Trafiku rrugor këtu do të jetë herë pas here i kufizuar për ta kthyer urën në një vend për festivale, panaire dhe koncerte.

 

3.Ura Dragon King Kong

Ura është projekti kryesor për zhvillimin e hapësirës publike. Ajo do të jetë 24 metra e lartë dhe do të lidhë zona të ndryshme. Ajo ofron pamje të lumit “Dragon King Harbor,” liqenit “Meixi,” dhe maleve përreth.

 

4.Ura “ Garden,” Londër

Ajo u projektua nga Thomas Heatherwick dhe mund të hapet në vitin 2018. 

 

5. Ura “Pishinë”

Kjo do të jetë ura e parë e këtij lloji në botë, e cila do të lidhë dy blloqe banimi. Ajo do të jetë rreth 35 metër mbi tokë dhe mendohet të hapet në vitin 2018.

 

6. Ura “Sharq Crossing”

Ajo është planifikuar nga arkitekti spanjoll Santiago Calatrava për tu ndërtuar në kryeqytetin e Katarit, Doha. Ajo është e gjatë rreth 12 kilometër dhe mendohet të hapet në vitin 2021.

 

7. Ura “Danjiang,” Tajvan

Ajo është projektuar nga studioja arkitektonike “Zaha Hadid Architects” dhe do të jetë 920 metër e gjatë.

 

8. Ura e printuar 3D

Fillon në Amsterdam ndërtimi i urës së  parë  në botë të printuar 3D. Me ndërtimin e saj do të merret kompania hollandeze MX3D. Ajo do të ndërtohet me çelik duke përdorur teknologjinë e printimit 3D. Mendohet të përfundojë në vitin 2017.

 

9. Ura e wandsworth

Kjo është një urë tjetër e mrekullueshme që do të ndërtohet në londër. Ajo do të lidhë “Nine Elms” dhe “Pimlico.” 

 

10. Ura “Battersea”

Nuk bëhet ende i ditur identiteti i atyre, që e kanë projektuar këtë urë, por është e qarteë se kjo do të jetë një urë më stil krejtësisht ndryshe dhe të pazakontë.


Më të lexuarat