Telefoni inteligjent, qe ju lejon të paguani faturat nepermjet syve
Ndërsa ne po çuditemi me shërbimin Apple Pay, me të cilin mund të paguajmë faturat nëpërmjet gjurmëve të gishtave, japonezët janë duke paguar faturat e tyre nëpërmjet syve.
Operatori japonez NTT Docomo prezantoi në verën e 2015 telefonin inteligjent Arrows NX, i cili ka të integruar teknologjinë e njohjes së irisit të syrit. Nëpërmjet kësaj teknologjie përdoruesit kanë mundësi të zhbllokojnë telefonat dhe të blejnë gjërat vetëm duke parë tek kamera, që ndodhet para telefonit.
E ngjashme me “EyeLock Myris,” kamera e telefonit skanon sytë, duke deshifruar format komplekse të irisit të syrit. Ashtu si gjurmët e gishtave, edhe irisët e secilit sy janë unike, kështu ky është një sistem shumë i sigurt për të bërë pagesat nga telefoni tuaj. Madje është më e sigurt se veçoria që Samsung ka përfshirë tek Galaxy S3/S4 dhe Galaxy Note/Note II.
Arrows NX F-04G është telefon inteligjent Android me ekran 5.2 inç QuadHD dhe operon me sistemin Android 5.0 Lollipop. Teknologjia e përdorur tek ky telefon do të adoptohet edhe nga kompanitë e tjera, që merren me prodhimin e telefonave.