×
Secondary Adv

10 vendet me te bukura per te kaluar Krishtlindje te bardha

Share on Google+

Këto ditë, me të gjitha ndryshimet mjedisore dhe klimatike, ngrohja globale dhe moti i paparashikueshëm, të gjesh një vend ku mund të përjetosh Krishtlindje të bardha është edhe më e vështirë se më parë. Megjithatë, ka shumë vende, të cilat për këtë ju ofrojnë mundësi shumë të mira. Në fakt, në vendet e listuara më poshtë është e garantuar që ju do të kaloni Krishtlindje të bardha, plot borë. Nga qytetet e izoluara malore në Alpet zvicerane dhe franceze në metropolet veriorë plot jetë të tilla si Shën Petersburg dhe Stokholm.

 

Këto janë 10 vendet më të bukura, ku ju mund të kaloni Krishtlindje të bardhë :

 

1. Shën Peterburg, Rusi

Shën Petersburgu është qyteti i dytë më i madh në Rusi. Ai është i njohur për dimërin e tij të bukur me dëborë. Nga dhjetori në mars, ka një mesatare prej 118 ditë të mbuluara me borë, e cila arrin në një thellësi mesatare prej 19 cm deri në shkurt.

 

2. Winnipeg, Kanada

Aty bora herë pas here zgjat deri në gjashtë muaj të vitit. Winnipeg është qyteti më i madh i krahinës Manitoba në Kanada. 

 

3. Oslo, Norvegji

 

Kryeqyteti dhe qyteti më i madh i Norvegjisë, Oslo është një destinacion i mrekullueshëm për ata,  që duan një dimër të ftohtë dhe më borë. Me resortet e shkëlqyer të skive dhe malet vetëm pak orë larg me tren, Oslo është zgjidhje e mirë për të kaluar Krishtlindjet.

 

4. Vjenë, Austri

Në Vjenë nuk bien aq shumë rreshje të dendura bore sa në disa qytete të tjera të Austrisë, por por Krishtlindjet zakonisht janë të bardha.

 

5. Anchorage, Alaskë

Anchorage është një qytetet me klimë polare. Aty bora mesatare arrin në një trashësi prej 192 cm. I rrethuar nga natyra e virgjër (e pacënuar) dhe male madhështorë, qyteti tërheq çdo vit gjithnjë e më shumë turistë.

 

6. Vilnius, Lituani

Kryeqyteti dhe qyteti më i madh i Lituanisë, Vilnius është quajtur disa herë si Jeruzalemi i veriut, pasi përmban monumente të shumta hebreje. Lituania është një nga vendet baltike, të cilët dallohen për dimrin e ftohtë dheme borë. 

 

7. Zermat, Zvicër

Në një lartësi rreth 3.800 metër, Zermat është një nga zonat më të larta dhe më të njohura në botë për sportin e skive, ku bora zgjat dhjetë muaj të vitit. Korriku dhe gushti janë të vetmit muaj, të cilët yakonisht nuk kanë borë.

 

8. Mineapolis, Minesotë

Mineapolis është i njohur për dimërin e tij të ftohtë dhe të bardhë. Gjatë dimrit të 1983-84, rra gati gati më shumë se 250 cm dëborë. Natyrisht, ju keni shumë mundësi të përjetoni një Krishtlindje të bardhë në "Qytetin e Liqeneve".

 

9. Helsinki, Finlandë

Helsinki, qyteti më i madh i Finlandës, i njohur për atmosferën e tij kozmopolitane dhe një përzierje unike e arkitekturës. 

 

10. Moskë, Rusi

Moska është qyteti më i madh i Rusisë si edhe kryeqyteti. Këtu banojnë rreth 12 milion njerëz dhe dimrat janë të gjatë, të ftohtë dhe me borë. 


Më të lexuarat