Secondary Adv

MAGNET - PERSEUS | Kontakt shpk | 2015

Masterplani "Magnet" propozon një tipologji të re lagjeje për qytetin e Tiranës, e cila ofron cilësitë e jetës urbane që nuk mund të gjenden në asnjë pjesë tjetër të qytetit, dhe si e tillë mund të shërbejë si model dhe pikë referimi për zhvillimin urban.

 



Në krahasim me blloqet uniforme të ndërtimit, masterplani propozon një shumëllojshmëri në lartësi, orientim dhe tipe apartamentesh. Me diferencat në kate dhe dimensionet, ai reflekton kompleksitetin urban të Tiranës dhe të rrethinave.

 


Rezidencat e banimit janë të organizuara rreth oborreve të brendshme që hapen në drejtim të njëri-tjetrit. Sheshi qendror dhe oborret e gjelbëruara janë të ndërlidhur me rrugët e këmbësorëve dhe çiklistëve. Kjo krijon hapësira publike bashkëvepruese, si dhe hapësira gjysmë-private dhe private.

Rezidencat ndryshojnë kryesisht në lartësi prej 4 deri në 9 kate. Kati i parë përbëhet nga dyqane, veçanërisht rreth sheshit qëndror, dhe një përzierje të llojeve të ndryshme të apartamenteve.

Informacione rreth kompanisë

Emri: Kontakt shpk

Adresa: Rr Frosina Plaku 40 AL - 1023 Tirane, Albania

Tel: +355 4 22 25 338

Cel:  +355 68 20 29 807

E-mail: info@kontakt.al

Web: www.kontakt.al

E-mail: info@magnet.al

Web:www.orion.magnet.al

Me shume projekte ne Shqiperi