Secondary Adv

SIRI - Kontakt shpk - Rruga Siri Kodra, Tirane | Kontakt shpk | 2017

SíRI eshte ne nje zone te re te Tiranes. Nga godinat industriale ne lindje te zhvillimet e reja ne infrastrukture ne perendim zona ofron nje vend shume te favorshem ne zhvillimin e qytetit.

Struktura ndodhet ne nje nga rruget me te rendesishme te Tiranes , prandaj FORM architects ka propozuar krijimin e nje hapsire publike e cila do krijoje nje qender te re per komunitetin gjithashtu do lidhi dhe pasazhet e kembesoreve te cilat pershkruajne zonen. Objekti ka nje forme te tille qe e ndan zonen ne dy hapsira te gjelberta te cilat lidhen nga pasazhet e kembesoreve. Hapsirat publike kane dy atmosfera te ndryshme, nje shesh me urban me gjelberim skulptural per pjesen komerciale i cili pozicionohet ngjitur me rrugen kryesore dhe nje hapsire e gjelber me intime me dru frutor ne pjesen e pasme te objektit.

Kombinimi I ketyre dy hapsirave eshte dhe filozofia e zhvillimit te qytetit te Tiranes kur mund te kesh nje strukture banimi te rrethuar nga gjelberimi me nje pjese komerciale te rrugen kryesore dhe nje ambient per banoret ne brendesi te zones. SíRI formohet nga nje mbivendosje kubash te cilet lidhen ne qender te struktures duke krijuar nje forme unike dhe optimale ne menyre qe te rritet ekspozimi ndaj diellit dhe ajrit.

Ne pjeset kur keto kuba mungojne krijohen tarracat e gjelberta te cilat si nje karakteristike e vecante e ketij objekti manipulojne formen fillestare duke krijuar carje te cilat lejojne penetrimin e diellit ne brendesi . Kjo hapsire na jep mundesine e nje jetese prane natyres edhe pse e pozicionuar ne nje zone urbane. Me projetin SíRI ne donim te krijonim nje alternative ndryshe ne menyren e jeteses ne qytet duke e trajtuar jo si nje eksperimet te vecuar po si nje strukture unikale ne zemer te qytetit.

 

Tel: +355 68 20 29 807

Adresa: Frosina Plaku Str 40 Al-1023 Tirana, Albania

Me shume projekte ne Shqiperi