Secondary Adv

Teknoxgroup Shqiperi

 

Përshkrimi

Për të lexuar artikullin e plotë rreth "Gjenerata e re e eskavatoreve CAT nga Teknoxgroup" klikoni ketu

 

Kompania "Teknoxgroup Shqipëri" është dealer (Përfaqësues i autorizuar dhe ekskluziv) i Caterpillar për territorin e Republikes së Shqipërise. Teknoxgroup Shqiperi është pjesë e Teknoxgroup d.o.o., dealer ekskluziv i Caterpillar edhe për territoret e Sllovenisë, Kroacisë, Bosnje Hercegovinës, Serbisë, Malit të Zi, Kosovës dhe Maqedonisë. Teknoxgroup sjell në Shqipëri eksperiencën e disa dekadave të Grupit të kompanive që e përbëjnë, si edhe atë afro 90-vjecare të kompanisë simotër “Compagnia Generale Trattori” (CGT), dealer ekskluziv i Caterpillar për Italinë dhe që të dyja pjesë e Grupit të madh Italian “TESA”.

 

 

Vizitoni faqen zyrtare te kompanise Teknoxgroup Shqiperi duke klikuar ketu

 

LINJAT E PRODUKTEVE TË OFRUARA

MAKINERI TË RËNDA TË LËVIZJËS SË DHERAVE

Teknoxgroup Shqipëri i furnizon klientët e saj me makineri të renda të reja për një varietet të madh aplikimesh, si lëvizja e dherave,  ndërtimi infrastrukturor dhe rezidencial, ndërtimi i rrugëve, minierave, demolicioni, makineri për trajtimin e mbetjeve dhe të skrapit, si edhe motorë të rinj të markës Caterpillar shoqëruar me pajisjet dhe aksesorët shtesë për to. Për më shumë informacion klikoni ketu.

 

MAKINERI PËR MINIERA MBITOKËSORE DHE NËNTOKËSORE

Ne 2014 Teknoxgroup-i ka finalizuar marrëveshjen që i mundëson të përfaqësojë linjën e zgjeruar të Caterpillar-it për makineritë e rënda minierare. Teknoxgroup Shqiperi eshte në gjendje të ofrojë spektrin e plotë të këtyre produkteve, të shërbimit, dhe të shitjes së pjesëve.Linja e zgjeruar e produkteve minerare Caterpillar, e cila plotëson linjën ekzistuese të Caterpillar-it për pajisjet e minierave, përdoret si në Miniera sipërfaqësore ashtu edhe në Miniera nëntokësore."

 

 

MAKINERI TË PËRDORURA

Oferta jonë përfshin gjithashtu edhe të gjithë gamën e makinerive të përdorura CAT dhe jo CAT, të servisuara dhe me garanci. Për më shumë informacion klikoni ketu. Broshura

 

 

POWER SYSTEMS (ENERGJIA DHE FUQIA MOTORRIKE)

Ofron një gamë të gjërë gjeneratorësh të energjisë elektrike të fuqive të ndryshme dhe për aplikacione të shumëllojshme, të furnizuar me naftë dhe me gaz, motorë industrialë, gjeneratorë dhe motorë për industrinë e naftës dhe gazit, motorë marine etj. Për më shumë informacion klikoni ketu.

 

 

PJESËT DHE SERVISI

Oferta jonë përmban të gjithë gamën e pjesëve të këmbimit origjinale Caterpillar për të gjitha makineritë, gjeneratoret dhe motorët që shesim, me një garanci 1 Vjecare nga Prodhuesi, pjesë këto që ne ua dorëzojmë në kohën më të përshtatshme për ju, falë shpërndarjes së mirë-balancuar të magazinave tona dhe infrastrukturës efiçente logjistike. Ne ofrojmë pjesë të reja, klasike (classic) dhe pjesë këmbimi të rifabrikuara (remanufactures spare parts), të mbuluara po ashtu nga garancia 1 Vjecare. Për më shumë informacion klikoni ketu.

Gama jonë e pjesëve origjinale të këmbimit plotësohet me lubrifikantë dhe likuide të markës CAT – vajra CAT, antifrizë dhe aditivë CAT.

TEKNOXGROUP Shqipëri ju ofron një garanci 12 Mujore të revizionimeve  të kryera në komponentet kryesorë të makinerive CAT me çmime speciale të siguruara nga një mbështetje e drejtperdrejtë e Caterpillar.

Pajisjet CAT duhet të servisohen / të inspektohen nga teknikët tanë të servisit gjatë periudhës së garancisë. 
·         Makineritë do të servisohen sipas Manualit per Mirëmbajtjen dhe Përdorimin.
·         Për servisim do të përdoren pjesët origjinale  CAT.
·         Do të përdoret vaji origjinal i CAT.
·         Analiza SOS e vajrave do të kryhet në çdo interval të planifikuar të mirëmbajtjes.




VEGLAT E PUNËS

Teknoxgroup Shqipëri ofron për klientet e saj të gjithë gamën e Veglave të Punës për makineritë Caterpillar me të njëjtën garanci për performancën dhe qëndrueshmërinë si ajo që ofron edhe për makineritë. Për më shumë informacion klikoni ketu.

 



KONTROLLI 3D DHE 2D I MAKINAVE

Pjesë e ofertës së Teknoxgroup Shqipëri janë edhe sistemet për kontrollin 3D dhe 2D të makinerive. Për këtë Teknoxgroup mbështetet në cilësinë dhe eksperiencën e prodhuesve më të mirë botërorë të këtyre sistemeve dhe në ekspertizën profesionale të ekipit të saj të specializuar. Për më shumë informacion klikoni ketu.

 

 

 

TRAJTIMI I MBETJEVE

Teknoxgroup Shqipëri e plotëson gamën e saj të gjërë Caterpillar të produkteve edhe me makineritë KOMPTECH për trajtimin mekanik dhe mekanik-biologjik të mbetjeve të ngurta dhe të biomasës dhe për përpunimin e biomasës drusore për përdorim si karburant i rinovueshëm.Për më shumë informacion klikoni ketu.

 

 

 

COPËTIMI DHE SITJA

Teknoxgroup Shqiperi ofron edhe të gjithë gamën e produkteve HARTL për copetimin dhe sitimin e materialeve të ndryshme.Për më shumë informacion klikoni ketu.

 

 

Shërbimet e ofruara

RIPARIM PARA DIFEKTIT
Teknoxgroup-i ofron Tarifa Fikse për riparimin e komponentëve përpara ndodhjes së difektit
Ky opsion ju jep mundësinë të dini me saktësi se sa do të jetë kostoja e riparimeve, përpara se të nisë puna.

 

 

 

KONTROLLI (CHECK UP)
KONTROLLI që zhvillon Teknoxgroup-i është një ndërhyrje, me një çmim fiks, që ofron mundësinë të përcaktojë gjendjen e makinerisë tuaj për sa i përket parametrave teknike dhe performancës, duke iu dhënë informata të dobishme përpara marrjes së vendimeve të rëndësishme të tilla si:
- Hartimi i një Kontrate Mbeshtejeje (CSA)
- Planifikimi i një ndalese të makinerisë përpara një angazhimi të rëndësishëm
- Përllogaritjen e kostos për riparime të mëdha.

 

 

MARRËVESHJET PËR MBËSHTETJEN E KLIENTIT (CSA)
Duke pasur parasysh Misionin e Grupit tonë "Të gjejmë dhe ofrojmë zgjidhjet më të mira e më të dobishme për klientët tanë" ne, si Teknoxgroup, ofrojmë Marrëveshjet për Mbështetjen e Klientit (CSA) për të dhënë ndihmën tonë që t'i manaxhoni sa më mirë makineritë tuaja.

 

 

MBLEDHJA E PLANIFIKUAR E KAMPIONËVE TË VAJIT (SOS)
SOS ju mundëson rritjen në maksimum të produktivitetit dhe uljen në minimum të shpenzimeve.
Imagjinoni sikur të jetë e mundur të kontrolloni gjendjen e motorit ose të mekanizmit të transmetimit të fuqisë (powertrain) pa qenë nevoja ta çmontoni atë. Vaji ka një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm për makinerinë tuaj: ai lubrifikon, pastron, ftoh, neutralizon acidet, parandalon grryerjen dhe jo vetëm kaq...Përpara se të ndërrohet dhe të flaket, ai mund të kryejë edhe një funksion të fundit: Ai mund t'u tregojë se në ç'gjendje ndodhet makineria juaj, sa e shëndetshme është ajo.

Dhe rezultati përfundimtar? SOS ju mundëson të rrisni në maksimum produktivitetin dhe të ulni në minimum shpenzimet.

 

VAJI CATERPILLAR
Në ditët e sotme, shumicën e motorëve me djegie të brendshme i gjen në makina, kamionë dhe autobuzë. Vetëm një përqindje shumë e vogël, më pak se një përqind, përdoren si motorë industrialë, për prodhimin e Energjisë/Gjeneratorë, në industrinë e prodhimit të Vajit & Gazit dhe për Lëvizësit e dherave.
Por kushtet në një kantier pune ose minierë janë shumë të ndryshme nga ato në rrugë.
Duke pasur parasysh këtë fakt, Caterpillar-i ka krijuar vajra të posaçme për makineritë dhe motorët Caterpillar, me qëllim që t'u përshtaten modeleve dhe aplikimeve të veçanta.

 

PJESËT KLASIKE CAT
Pjesët KlasikeTM CAT janë pjesë origjinale Cat me kosto më të ulët që ofrohen për makineri më të vjetra Caterpillar®. Këto pjesë nuk janë markë e re, nuk janë një program afatshkurtër, apo pjesë që "do t'i bëjnë tamam" apo një zgjidhje që e gjen në tregun e pjesëve të këmbimit, por janë një alternativë tjetër riparimi për të plotësuar pjesët origjinale cilësore, Pjesët e Rifabrikuara CAT, shkëmbimet e kryera nga përfaqësuesi i autorizuar, dhe pjesët e përdorura. Pjesët Klasike Cat ndihmojnë klientët për të përballuar koston operative dhe të pronësisë së makinerive të tyre në një kohë që vjetërsia, përdorimi, gjendja ose vlera e mbetur e makinerisë tuaj më të vjetër Cat kanë krijuar kërkesën për një opsion më ekonomik riparimi.

 

PJESËT E RIFABRIKUARA
Kur të vijë koha për të bërë remont kapital, mbështetuni te Motorët e Riprodhuar Cat që t'ju kthejnë në punë shpejt, opsion ky i besueshëm dhe i përballueshëm financiarisht. Motorët e Riprodhuar Cat janë riprodhuar në fabrikë duke përdorur pjesë origjinale Caterpillar. Ato përfshijnë të gjitha arritjet e fundit të rëndësishme inxhinierike dhe testohen gjerësisht për të siguruar një performancë si e një makinerie të re për një pjesë të vogël të çmimeve të reja. Normalisht shkon afërsisht sa gjysma e çmimit të një motori të ri.

 

Lajme

Datë: 17-05-2019

"Jemi edhe njëherë përsëri në qytetin e Fierit…

Projekti i bypass-it të Fierit është një vepër e domosdoshme. Sezoni veror po troket dhe të gjitha llojet e automjeteve do të drejtohen drejt plazheve të bukura të detit Adriatik dhe Jon. Me përfundimin e ndërtimit të këtij bypassi rruga do të bëhet më e lehtë dhe uji i fresket i detit në ditët e nxehta do të vijë shumë më afër udhëtarit të paduruar. Pak vite më parë, sistemet e para të kontrollit te makinerive të rënda Caterpillar Trimble / Accugrade 3D u përdorën për herë të parë në Shqipëri në këtë aks. U dhanë rezultate të menjëhershme, duke optimizuar sasi të mëdha të materialit të përdorur, duke kursyer kohë të vyer pune dhe sistemi GNSS solli menjëherë përfitime të mëdha për kontraktorin. Këto teknologji të reja që u vunë në perdorim dëshmuan se mund të sillnin ndryshime të prekshme.

 

Pasi mbeti pezull për një kohë të gjatë, tani i gjithë projekti është përsëri në rrugën e duhur, vendi i ndërtimit është mbushur përsëri nga aktivitetet e shumta dhe mjaft kontraktorë janë angazhuar në këto punime. Shoqeria Albuilding është njëra prej tyre. Për ekipin e këtyre profesionistëve të ndërtimit prioritet është që gjithçka të bëhet shpejt dhe në cilësinë më të mirë të mundshme. Teknoxgroup Shqiperi jep kontributin e saj me zgjidhjet nepermjet teknologjisë GPS te makinerive Caterpillar, të cilat tashmë janë në funksion të plotë për të ndihmuar Albuilding që të ndjeke ritmet e trendeve të fundit dixhitale në botën e makinerive të rënda.

 

Kjo nuk ka aq shumë të bëjë me numrin e makinerive të shitura, sa ka lidhje me rritjen e kapacitetit te industrisë së ndërtimit vendas duke nxitur keshtu zhvillimin e vendit në drejtimin e duhur. Teknoxgroup Shqiperi vazhdon të përmirësojë aftësitë e saj me anë të teknologjive dixhitale që rrisin mundesitë për të kryer shpejt dhe në mënyrë efikase punimet në infrastrukturë dhe në ketë mënyrë duke ndikuar fuqishëm në jetën e përditshme të njerëzve."

 

 

Datë: 22-01-2017

"Konfirmohet supremacia teknologjike e makinerive Caterpillar - Bypass-i i Fierit".

Jemi në jugperëndim të Shqipërisë. Diell, plazhe ranore dhe palma. Ndodhemi në një zonë pranë qytetit të lashtë të Apolonisë, qendrës kulturore dhe historike, së bashku me shumë atraksione të tjera nga periudha klasike dhe popullimet e hershme. Nga njëra anë gjen paqe mendore dhe pejsazhe qetësuese, duke u kthyer në anën tjetër përballemi me pamjen mahnitëse të maleve, që lartësohen nga lindja. Diku më tej në horizont ndodhet qyteti i Fierit, komuniteti i së cilit po pret radhën e vet për të bërë hapin e madh për të kapërcyer situatën ekzistuese, drejt një të ardhmeje më të mirë. Dikur qendra e industrisë dhe rafinerisë së naftës, Fieri tani është duke përftuar nga avanatazhet e të qënit në një pozicion lidhës midis veriut dhe jugut të vendit. Kjo është pika ku industria së bashku me turizmin kanë filluar të ngrihen dhe më në fund të shohin rritjen e merituar nga pritja e gjatë.


Diku këtu afër cdokush duke kaluar do të vërente pluhur, zhurma dhe një flotë të tërë të makinerive Caterpillar që janë duke punuar me intensitet të lartë. Këtu ndodhet kompania Elmazaj, një ekip me njerëz të rinj, entuziastë e të gatshëm për të ndërmarrë sfida dhe për të vazhduar përpara me zgjidhje të reja. Ata ecin përpara duke pushtuar pjesë të rrugës kilometër pas kilomentri, por me shpejtësi të lartë dhe pa hezitim. Ata janë plotësisht të vetëdijshëm se duke punuar në këto projekte të rëndësishme, kanë një mundësi të madhe për të zbatuar tendencat dhe teknologjitë më të reja në zemër dhe themel  të kompanisë së tyre. Ata janë absolutisht të vetëdijshëm se kjo është mënyra e vetme, duke punuar në situata të jetës reale, duke u rritur dhe shndërruar në një lojtar të madh të tregut, në gjendje për të zbatuar çdo projekt të ardhshëm pa bërë kompromise. Ata e dinë se shumë projekte të këtij lloji janë rreth e rrotull dhe duke ardhur, por vetëm për ata që janë të aftë për ta bërë këtë në mënyrën më produktive dhe efikase. Askush nuk është i aftë për të punuar i vetëm, kjo është arsyeja pse puna e ekipit është me rëndësi të madhe dhe Teknoxgroup është këtu për të ofruar ''miqësi dhe bashkëpunim ''...  Sapo vumë re nevojën për qasje më serioze ndaj këtij projekti, bëmë të gjitha përpjekjet tona dhe vendosëm të hynim menjëherë në veprim. Zgjidhja më e mirë është gjithmonë ajo që con në më shumë prodhim, cilësi më të mirë dhe më shumë kursime, kjo është ajo për të cilën ne ndihemi në terrenin tonë edhe ku paraqitja e zgjidhjeve të duhura teknologjike mund të jetë një nxitje reale për të lëvizur prej status quo-se aktuale më tutje.


Më në fund ja ku jemi duke prekur me duart tona makinën fantastike niveluese Motor Grader 120M, ku pavarësisht kohës së gjatë të pritjes sistemi i gatshëm ARO më në fund u “martua” me Sistemin e ri 3D Dual Automatic GPS Accugrade System. Për të siguruar saktësinë e duhur milimetrike po këtu është edhe stacioni bazë i Trimble dhe sistemi i plotë të SPS, i cili përfundimisht siguron stabilitet, saktësi, pavarësi dhe fleksibilitet në të gjitha fazat e projektit. Vlen të përmendet se ekipi ynë i Teknoxgroup, në shumë projekte rrugore deri më tani, në të gjitha territoret e Teknoxgroup nga Sllovenia në Shqipëri, ka dëshmuar faktin se produktiviteti i përgjithshëm mund të përmirësohet në mënyrë të jashtëzakonshme dhe deri në 5 herë më shumë!!! Kur vjen puna tek shpejtësia, konsumi  i ulët i karburantit, kursime të konsiderueshme materiale, më pak lëvizje të makinerisë, matje minimale, dixhitalizim dhe ndërlidhje, cilësi e punës, nivelim të duhur që në kalimin e parë dhe saktësi maksimale, sigurisht që nuk ka asnjë alternativë tjetër për punë më efikase në tregun e sotëm.


Tashmë kompania Elmazaj e pajisur më së miri e gjen padyshim veten në një nivel të ri, duke hapur rrugën për ecjen e saj të fuqishme dhe me marshe të plota përpara. Tani duke u dalluar nga pjesa tjetër e operatorëve në treg dhe e njohur nga ngjyrimi i verdhë i CAT, u urojmë atyre fat në projektet e ardhshme dhe jemi të bindur që do të vazhdojnë punën e mirë dhe të vendosur në Bypass-in e qytetit të Fierit…

Katalogu

Katalog Teknoxgroup Shqiperi
Katalog Teknoxgroup Shqiperi

Historiku

Teknogroup Shqipëri ekziston me këtë emër si përfaqësi eskluzive e Caterpillar në Shqipëri duke filluar nga viti 2009, por ka operuar si dealer i Caterpillar në Shqipëri që prej fillimit të viteve 90-të. Teknoxgroup është themeluar në vitin 1990 dhe me shpërbërjen e ish-Jugosllavisë dhe me shndërrimin e republikave të mëparshme në vende të pavaruara u themeluan edhe kompanitë Teknoxgroup në të gjitha këto vende.

Thelbi i filozofisë dhe i suksesit të përbashkët të Caterpillar dhe Dealer-ave të saj në mbarë botën ka qënë fokusi tek kërkesat dhe nevojat e klientëve të tyre. Këtu nuk bën përjashtim edhe Teknoxgroup dhe kompania e saj në Shqipëri Teknoxgroup Shqipëri. Klientet presin cilësinë më të lartë për sa i përket produkteve dhe shërbimeve të ofruara dhe Teknoxgroup Shqipëri mbetet e përkushtuar për vendosjen dhe konsolidimin e standarteve dhe praktikave më të më të mira të biznesit në treg.

Stafi teknik dhe administrativ i Teknoxgroup Shqipëri ka një eksperiencë të gjatë pune në këtë kompani dhe kompani të tjera me reputacion, ndërkombëtarë dhe lokale. Profesionalizmi, etika, puna e shkëlqyer në grup dhe pasioni i tyre janë dhe do të mbeten faktorët kyç në ndërtimin e marrëdhënieve me klientelën dhe përmbushjen e nevojave të tyre.

Filiale

Teknoxgroup Kosovo L.L.C Magjistralja Prishtine-Ferizaj +377 45434373

 

Partnere

CATpromovehartlkomptech

Video

Aktivitete

Open House 2012

 

Panairi ndërtime 2013

 

Kantierë ku punojnë makineritë Caterpillar:

•    Unaza e re e Tiranës



•    Rruget e Liqenit të Ri të Devoll HP
•    TBP contsruction
•    TAP Access Roads and Bridges Project

Magazine

2018

 

2017

2016

2015

 

2014

 

2013

 

2012

 

2011

 
 2010