Secondary Adv

Shifrat e larta Covid: Britania mund te zgjase karantinen deri ne vere

Kryeministri britanik, Boris Johnson, tha se kufizimet kundër Covid mund të jenë në fuqi dhe gjatë muajve të verës.

 

Johnson është nën presion nga anëtarët e Partisë së tij, të cilët po kërkojnë që ai të miratojë  një plan për të lehtësuar bllokimin sa më shpejt, në mënyrë që qeveria të përmbushë objektivin e saj për të vaksinuar 15 milion persona, një qëllim që ai dëshiron ta realizojë deri në 15 shkurt. “Vaksinimet do të sigurojnë imunitet nga Covid-19, por imunitetin nga Covid duhet ta sigurojmë gjithashtu edhe nga bllokimet dhe kufizimet”, tha në një deklaratë ligjvënësi i Torit, Mark Harper.

 

Dyqanet, restorantet dhe shkollat ​​janë të mbyllura. Kufizimet kërcënojnë ta shtyjnë ekonominë në një tjetër recesion, rënia më e keqe ekonomike në tre shekuj. Mbi 1,290 persona humbën jetën nga Covid-19 në 24 orët e fundit, duke e çuar totalin në 95,829, numrin më të lartë të viktimave në Europë./Burimi: abcnews.al


Më të lexuarat