![Cmimet i rikthehen rritjes ne maj, per here te pare gjate ketij viti Cmimet i rikthehen rritjes ne maj, per here te pare gjate ketij viti](images/news/inflacioni maj 2024 rritje.jpg)
Shqiperia e 6 ne Europe per rritjen e borxhit ne 2020: Ja per cfare u perdor
Për 9 mujorin e 2020, Shqipëria e ka rritur borxhin publik me 13.6 pikë përqindje, duke e çuar në 79.9% të PBB në fund të shtatorit, nga 63.3% që u mbyll viti 2019.
Me këto ritme të larta, Shqipëria rezulton e gjashta në Europë për ritmet e rritjes së borxhit publik gjatë periudhës së pandemisë, pas Qipros (19.3 pp), Belgjikës (16 pp), Francës (15.9pp), Spanjës (14.7 pp) dhe Italisë (13.6%), sipas të dhënave nga Komisioni Europian dhe Eurostat, të përpunuara nga Monitor. Edhe në raport me madhësinë e ekonomisë, vendi ynë u rendit i dhjeti në Europë për borxhin dhe i pari në rajon, duke ia kaluar Malit të Zi që deri përpara krizës së Covid kishte huamarrje më të lartë. Në 9 muajt e krizës, Serbia e ka rritur borxhin me 4.9 pikë përqindje, Maqedonia e Veriut me 11.5 pp, Mali i Zi me 1.6pp, Bosnja me 5.5pp dhe Kosova me 2.4pp.
Por, ndonëse Shqipëria e ka rritur për të njëjtën periudhë borxhin me 13.6 pikë përqindje, më shumë se gjithë rajoni, mbështetja direkte dhe indirekte që ka dhënë qeveria shqiptare për ekonominë ka qenë më e ulëta. Sipas të dhënave të publikuara më herët nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, mbështetja direkte buxhetore e Shqipërisë është 1.2% e PBB-së, më e ulëta në rajon (4.3% e PBB-së është mesatarja e Ballkanit Perëndimor) dhe Europë. Mbështetjen më të lartë direkte buxhetore e dha Mali i Zi, me 8% të PBB-së, Serbia dhe Kosova me 5.6% të PBB-së, Bosnja 5.2%, Maqedonia 2%.
Në shtetet e tjera të Europës, mbështetja direkte ka arritur deri në 8% të PBB-së (shih grafikët në fund). Edhe për mbështetjen totale (direkte dhe indirekte nga buxheti), Shqipëria sërish renditet e fundit në rajon dhe Europë, me 2.9% të PBB-së. FMN thotë në raportin e fundit se duke pasur parasysh borxhin e lartë publik të Shqipërisë, paketat mbështetëse për të përballuar situatën e Covid-19 ishin më të ulëta se ato të vendeve në zhvillim dhe Ballkanit perëndimor.
Për çfarë u përdor borxhi?!
Rritja e fortë e borxhit erdhi për shkak të emetimit të eurobondit në qershor 2020 prej 650 milionë euro, nga e cila 200 milionë euro ishte rifinancim dhe pjesa tjetër për mbështetje buxhetore. Rreth 400 milionë euro kishin qëllim të përdoreshin pikërisht për mbështetje buxhetore, me qëllim mbulimin e deficitit buxhetor. Pandemia krijoi një thellim drastik të deficitit buxhetor, sidomos për shkak të të ardhurave të munguara. Në 11 muajt e këtij viti, qeveria shqiptare arkëtoi rreth 310 milionë euro më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Në kuadrin e ri makro parashikohet që deficiti buxhetor për vitin 2020 të arrijë në 6.7% të PBB-së. Ndërkohë borxhi raportohet bruto, dhe një pjesë e eurobondit nuk është përdorur ende, duke mbetur e disponueshme në llogarinë e thesarit për të financuar deficitin e vitit 2021, pasi qeveria mori më shumë borxh sesa i duhej për vitin 2020. Rënia e PBB-së është një tjetër arsye që ka ndikuar në rritjen e treguesit të borxhit publik ndaj PBB-së. Për 9 mujorin, ekonomia ka rënë me 5.5%, sipas INSTAT, çka e ka ulur PBB-në me rreth 750 mln euro në krahasim me fundin e 2019-s.
“Ndikimi në borxhin publik si përqindje e PBB-së është funksion dhe variabël i ndjeshmërisë dhe ndikimit të krizës dhe mungesës së fleksibilitetit të financave publike, në kushtet e nevojës për rritje të stimulit, pikërisht kur ke më pak mundësi”, thotë Azmi Stringa, pedagog i financave publike dhe ekspert i çështjeve financiare. E thënë kjo,“Parimi ishte që rrit stimulin edhe pse sjell borxh sepse ul ndikimin negativ në ekonomi dhe shpejton rimëkëmbjen, çka ul ndikimin në borxhin publik si përqindje si sot, ashtu dhe në afat të mesëm. Në kushtet kur je i papërgatitur nga financat publike, s’ke hapësira sepse ke pasur një sjellje agresive në kohë paqe, por edhe s’ke lënë e krijuar hapësira korrigjuese kur të duhen, atëhere nuk ke mundësi për të rritur paketën mbështetëse.
Siç edhe ndodhi. Nga ana tjetër, ekonomia është e brishtë sepse problemet strukturale si psh informaliteti, rrisin ndjeshmërinë ndaj krizës. Po kështu, mekanizmat e transmesionit të stimulit fiskal në një ekonomi pa reforma dhe me probleme strukturale, e bënë edhe më të vështirë situatën. E kështu, megjithëse dhe me pak lekë (jo se qeveria nuk donte por nuk kishte mundësi), u prekëm më keq. Të gjitha bashkë flasin për sa keq ishim para krizës si në ekonomi, si në financa publike, si në mekanizma transmetimi dhe strukturë financiare.”, thotë Stringa./Burimi: Monitor
Më të lexuarat
![Cmimet i rikthehen rritjes ne maj, per here te pare gjate ketij viti Cmimet i rikthehen rritjes ne maj, per here te pare gjate ketij viti](images/news/inflacioni maj 2024 rritje.jpg)
![788 mln euro nga turizmi ne 3 mujor, por nje i huaj shpenzoi me pak se vjet 788 mln euro nga turizmi ne 3 mujor, por nje i huaj shpenzoi me pak se vjet](images/news/instat turiste te ardhura shpenzime raporti.jpg)
![Rishikohet buxheti, rrogat e reja te administrates miratohen kete muaj Rishikohet buxheti, rrogat e reja te administrates miratohen kete muaj](images/news/paga administrate qershor rritje buxheti.jpg)
![Zgjedhjet europiane, perparon e djathta ekstreme, EPP merr shumicen e votave Zgjedhjet europiane, perparon e djathta ekstreme, EPP merr shumicen e votave](images/news/zgjedhjet europiane partite e djathta ekstreme.jpg)
![Sot provimi i dyte, 28 mije maturante i nenshtrohen provimit te Gjuhes Shqipe dhe Letersise Sot provimi i dyte, 28 mije maturante i nenshtrohen provimit te Gjuhes Shqipe dhe Letersise](images/news/matura provimi dyte gjuhe letersi.jpg)
![Raporti: Cmimet e larta te pronave, shkak pastrimi i parave dhe investimi ne shtepi bosh Raporti: Cmimet e larta te pronave, shkak pastrimi i parave dhe investimi ne shtepi bosh](images/news/prona cmime te larta raporti shqiperi.jpg)
![Sot protesta e opozites para bashkise se Tiranes, rruget qe bllokohen Sot protesta e opozites para bashkise se Tiranes, rruget qe bllokohen](images/news/policia protesta plan masazh rruget.jpg)
![2023, rreth 15 mije persona te punesuar online ne Shqiperi 2023, rreth 15 mije persona te punesuar online ne Shqiperi](images/news/puna online shtepi raporti.jpg)
![Shqiperia po zbaton 6 projekte rrugore te rrjetit TEN-T, 137 km me kosto 1 mld euro Shqiperia po zbaton 6 projekte rrugore te rrjetit TEN-T, 137 km me kosto 1 mld euro](images/news/projektet tent shqiperia segmentet.jpg)
![OKB shton Izraelin ne listen e shteteve qe kryejne shkelje ndaj femijeve OKB shton Izraelin ne listen e shteteve qe kryejne shkelje ndaj femijeve](images/news/okb izreal krime lufte femije.jpg)