![Rruga e Arbrit, perfundon gjysma e kohes se koncesionit, punimet ende vazhdojne Rruga e Arbrit, perfundon gjysma e kohes se koncesionit, punimet ende vazhdojne](images/news/rruga arbrit punimet koncesioni.jpg)
Rikthehet vrullshem ndertimi: Rriten me 2.3 here siperfaqet e lejeve
Sektori i ndërtimit është rikthyer vrullshëm në 3 mujorin e fundit të 2020, si rrjedhojë e rindërtimit dhe banesave të reja rezidenciale e hoteliere, kryesisht në Tiranë.
Sektori i ndërtimit është rikthyer vrullshëm në tremujorin e katërt të 2020, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, si rrjedhojë e rindërtimit pas tërmetit dhe banesave të reja rezidenciale e hoteliere, kryesisht në Tiranë dhe në Durrës dhe në Vlorë, ku po investohet në hoteleri. Sipas INSTAT, sipërfaqja e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa të reja, në tremujorin e katërt 2020, është 554.325 m2, nga 241.708 m2 miratuar në tremujorin e katërt 2019, duke shënuar një rritje me rreth 2,3 herë. Në tremujorin e fundit 2019, niveli i lejeve të ndërtimit kishte qenë minimal, për shkak të tërmetit të 26 nëntori, që frenoi përkohësisht këtë sektor.
Sipas INSTAT, në tremujorin e katërt 2020, vlera e përafërt e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa dhe punime inxhinierike është 28,9 miliardë lekë, nga 11,7 miliardë lekë miratuar në tremujorin e katërt 2019, duke shënuar një rritje me rreth 2,5 herë. Megjithatë, me bazë vjetore, sipërfaqja e lejeve të ndërtimit ka rënë, pas rekordit të 2019-s, kryesisht për shkak të situatës së krijuar me pandeminë në 6 mujorin e parë të 2020-s. INSTAT raporton se Gjatë 2020, sipërfaqja e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa të reja është 1.608.211 m2, nga 2.021.749 m2 miratuar në vitin 2019, duke shënuar një rënie prej 20,5 %.
Vlera e përafërt e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa dhe punime inxhinierike është 76,6 miliardë lekë në vitin 2020, nga 80,8 miliardë lekë miratuar gjatë vitit 2019, duke shënuar një rënie prej 5,2 %. Në tremujorin e katërt 2020 janë miratuar gjithsej 306 leje ndërtimi për ndërtesa të reja, nga 202 leje të miratuara në tremujorin e katërt 2019, duke shënuar një rritje prej 51,5 %. Gjatë vitit 2020, janë miratuar gjithsej 961 leje ndërtimi për ndërtesa të reja, nga 1.094 leje të miratuara në vitin 2019, duke shënuar një rënie prej 12,2 %.
Kryesojnë Tirana dhe Durrësi
Sipërfaqja e dhënë për lejet e ndërtimit në Tiranë u rrit me 145% në tremujorin e katërt në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në kryeqytet për këtë periudhë u akordua 65% e të gjithë sipërfaqes së lejeve të dhënë në vend. Për gjithë vitin 2020, në kryeqytet sipërfaqja totale e dhënë për leje ndërtimi arriti në 1.12 milionë metra katror, duke rënë me 23% në raport me 2019-n, kur u arrit rekordi që nga 2005. Ndonëse në rënie, sipërfaqja e lejeve është më e larta e dekadës së fundit, me përjashtim të 2019-s. Në nivelin e lartë në 2020-n ndikoi she procesi i rindërtimit të një zone në Kombinat.
Në Durrës, sipërfaqja e dhënë në tremujorin e katërt u trefishua në raport me të njëjtën periudhë të 2019-s, kur dhe ndodhi tërmeti me pasoja shkatërruese i 26 nëntorit. Qarku i Durrësit përfshin zonat më të prekura nga tërmeti (përfshirë Thumanën), por ndërkohë janë dhënë edhe leje për disa godina e hotele në qytetin bregdetar. Qarku tjetër me rritje të ndjeshme të lejeve është Vlora, me rritje 153% me bazë vjetore në tremujorin e katërt, si rrjedhojë e interesit të lartë për të ndërtuar hotele në zonat bregdetare. Me rritje 153% ishte sipërfaqja e dhënë për leje në Fier, ndërsa Shkodra kishte thuaje katërfishim./Monitor
Më të lexuarat
![Rruga e Arbrit, perfundon gjysma e kohes se koncesionit, punimet ende vazhdojne Rruga e Arbrit, perfundon gjysma e kohes se koncesionit, punimet ende vazhdojne](images/news/rruga arbrit punimet koncesioni.jpg)
![Me shume te ardhura ne buxhetin e shtetit, ne 5 muaj u arketuan 287 mld leke Me shume te ardhura ne buxhetin e shtetit, ne 5 muaj u arketuan 287 mld leke](images/news/buxheti shtetit arketimet 5 mujor.jpg)
![Eksportet i rikthehen renies ne maj, bien me 12.4 per qind Eksportet i rikthehen renies ne maj, bien me 12.4 per qind](images/news/eksporte serish renie maj 2024.jpg)
![Ligji i ri per token, dixhitalizimi i kartelave te pasurive te paluajtshme perfundon ne 2027 Ligji i ri per token, dixhitalizimi i kartelave te pasurive te paluajtshme perfundon ne 2027](images/news/ligji pronat kartelat 2027.jpg)
![Rama: Tuneli i Llogarase hapet me 5 korrik, Dukat-Palase per 7 minuta Rama: Tuneli i Llogarase hapet me 5 korrik, Dukat-Palase per 7 minuta](images/news/tuneli llogarase hapet 5 korrik.jpg)
![18 ankande bonosh dhe obligacionesh ne korrik-shtator, vlera arrin 74.6 mld leke 18 ankande bonosh dhe obligacionesh ne korrik-shtator, vlera arrin 74.6 mld leke](images/news/bsh ankande letra vlere korrik shtator.jpg)
![130 mln leke per rrugen e vjeter Fier-Vlore, ARRSH gati tenderin per rehabilitimin 130 mln leke per rrugen e vjeter Fier-Vlore, ARRSH gati tenderin per rehabilitimin](images/news/fier vlore aksi vjeter tender rehabilitim.jpg)
![Nendeklarimi i pagave, INSTAT: Mbi 55 per qind e punonjesve nuk arrijne rrogen mesatare Nendeklarimi i pagave, INSTAT: Mbi 55 per qind e punonjesve nuk arrijne rrogen mesatare](images/news/nendeklarimi pagave instat raporti.jpg)
![Media australiane: Shqiperia, perle e turizmit evropian ne zhvillim Media australiane: Shqiperia, perle e turizmit evropian ne zhvillim](images/news/turizmi shqiperi media australiane.jpg)
![Shqiperia, me perqindjen me te larte te popullsise ne prag varferie ne Europe Shqiperia, me perqindjen me te larte te popullsise ne prag varferie ne Europe](images/news/shqiperia niveli varferise europe raporti.jpg)