Secondary Adv

Shtyhet per nje afat te pacaktuar mbledhja e Komitetit te Eksperteve: Cfare pritet te ndodhe

Mbledhja e Komitetit të Ekspertëve për ashpërsimin e masave e paralajmëruar për ditën e djeshme është shtyrë për një afat për pacaktuar.

 

E kontaktuar nga gazetarja e Abcnews.al Mimoza Vraja, shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino u shpreh se mbledhja do të zhvillohet por presin një thirrje nga kryetarja e këtij komiteti Mira Rakacolli. “Do mblidhemi, por duhet të pyesni kryetaren. Presim të na mbledhë kryetarja”, u shpreh Silva Bino. Ajo nuk dha detaje për rekomandimin që ajo do të bëjë në mbledhjen e ekspertëve. Javën e shkuar komiteti vendosi të lërë të pandryshuara masat kufizuese duke lënë në fuqi orën policore nga ora 20:00 deri në 06:00 të mëngjesit.

 

Nga skenarët e përfolur deri më tani përjashtohen lirimi i masave për një kohë të pacaktuar. Pak ditë më parë, zv/ministrja e Shëndetësisë Eugena Tomini tha në ABC se dy propozimet kryesore janë ai për stacionim të orës policore, ose zgjatje të saj. Ndërkohë që skenarët e tjerë që janë përfolur janë karantinë për një muaj, mbyllje përgjatë fundjavës ose zgjatja e orës policore nga ora 18:00 deri në orën 06:00. Vendimi për masat e reja pritet të komunikohet nga autoritete shëndetësore në fillim të javës së ardhshme./Burimi: abcnews.al


Më të lexuarat