Secondary Adv

Perkeqesohet klima e biznesit: Shqiperia humbet 15 vende ne terheqjen e investimeve

Investitorët e huaj e shohin të përkeqësuar klimën e të bërit biznes në Shqipëri.

 

Në Indeksin Global të Mundësive 2021, të publikuar nga Milken Institute, Shqipëria renditet e 78-ta në botë për tërheqjen e investimeve. Kundrejt vitit të kaluar, kemi humbur 15 vende në renditje, duke qenë edhe një ndër shtetet me luhatjen më të madhe në harkun kohor të një viti. Përsa i përket rajonit, në këtë indeks klasifikohen më mirë se ne Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia. Indeksi Global i Mundësive vlerëson tërheqjen e vendeve për investitorët bazuar në disa faktorë: si Perceptimi i Biznesit, që mat kufizimet me të cilat përballen bizneset dhe lehtësinë për të zgjidhur mosmarrëveshjet;

 

Bazat Ekonomike që lidhet me opinionin makroekonomik të një vendi, fuqinë punëtore dhe potencialin për inovacion dhe zhvillim në të ardhmen; Shërbimet Financiare që masin aksesin në financime; Korniza Institucionale që vlerëson shkallën në të cilën institucionet e një vendi ndihmojnë ose pengojnë aktivitetin e biznesit dhe Standardet dhe Politika Ndërkombëtare që vlerëson se sa i integruar është një vend në komunitetin ndërkombëtar./Burimi: A2CNN


Më të lexuarat