![Rritet numri i te punesuarve nen 18 vjeç, dominon sektori i sherbimeve Rritet numri i te punesuarve nen 18 vjeç, dominon sektori i sherbimeve](images/news/te rinjte nen 18 sherbim.png)
Qeveria e Kosoves njofton: Shtetasit shqiptare mund te punojne lirshem ne Kosove
Qeveria e Kosovës ka treguar se tashmë shtetasit e Shqipërisë lirshëm dhe pa pengesa burokratike do të mund të punojnë në Kosovë.
Po ashtu edhe procedurat e leje qëndrimit për kategoritë e caktuara do të liberalizohen. Qytetarët e Kosovës tash e një kohë i gëzojnë këto të drejta në Shqipëri. Shtetasit e Shqipërisë që duan dhe kanë nevojë që të punojnë në Kosovë, këtë tash e tutje do të mund ta bëjnë pa asnjë problem dhe telashe. Qeveria e Kosovës ka themeluar Grupin Punues ndërministror për bashkërendimin e punëve për zbatimin e marrëveshjes “Për Mobilitetin në Punë” e nënshkruar në mes të Kosovës dhe Shqipërisë. Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka treguar se zbatimi i kësaj marrëveshje garanton se shtetasit e Shqipërisë do të mund të punojnë në Kosovë lirshëm dhe pa pengesa burokratike.
Ai tha se, edhe procedurat e leje qëndrimit për kategoritë e caktuara do të liberalizohen. “Sot në mbledhjen e Qeverisë kemi themeluar Grupin Punues ndërministror për bashkërendimin e punëve për zbatimin e marrëveshjes “Për Mobilitetin në Punë” e nënshkruar në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë. Zbatimi i plotë i kësaj marrëveshje garanton se shtetasit e Shqipërisë lirshëm dhe pa pengesa burokratike do të mund të punojnë në Kosovë, e po ashtu se procedurat e leje qëndrimit për kategoritë e caktuara do të liberalizohen. E kjo bazuar edhe në reciprocitet, meqenëse shtetasit e Kosovës veçse gëzojnë këto të drejta në Shqipëri”. Për këtë çështje ka bërë një postim në Facebook edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Ai tek sa ka treguar për disa vendime që ka marrë Qeveria, ka thënë se kanë themeluar edhe Grupin Punues ndërministror për bashkërendimin e punëve për zbatimin e marrëveshjes “Për Mobilitetin në Punë”. “Gjithashtu, kemi themeluar Grupin Punues ndërministror për bashkërendimin e punëve për zbatimin e marrëveshjes “Për Mobilitetin në Punë” e nënshkruar në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë”. Kurti ka treguar se zbatimi i plotë i kësaj marrëveshje garanton se shtetasit e Shqipërisë lirshëm dhe pa pengesa burokratike do të mund të punojnë në Kosovë.
“Zbatimi i plotë i kësaj marrëveshje garanton se shtetasit e Shqipërisë lirshëm dhe pa pengesa burokratike do të mund të punojnë në Kosovë, e po ashtu se procedurat e leje qëndrimit për kategoritë e caktuara do të liberalizohen. Kosovarët tashmë gëzojnë këto të drejta në Shqipëri”. Më 2 tetor të vitit të kaluar është mbajtur mbledhja e 6 e dy qeverive në Tiranë në përpjekje për të thelluar bashkëpunimin. Në takimin e fundit, qeveritë patën premtuar heqjen e barrierave kufitare për tregtinë dhe për këtë nënshkruan 13 marrëveshje, memorandume e protokolle. Në kuadër të mbledhjes së përbashkët të dy qeverive, ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale të Kosovës dhe Shqipërisë, patën nënshkruar marrëveshjen e mobilitetit në punë, që mundëson lëvizjen e lirë të punonjësve dhe rritjen e përfitimeve për qytetarët.
Mbledhja e fundit e përbashkët ndërmjet dy qeverive asaj të Kosovës dhe Shqipërisë është mbajtur në nëntor të 2018-s në Pejë ku u patën nënshkruar një sërë marrëveshjesh. Kosova dhe Shqipëria kanë filluar mbajtjen e mbledhjeve të përbashkëta mes dy qeverive më 11 janar të vitit 2014. Mbledhja e parë u mbajt në qytetin e Prizrenit, dhe dy kryeministrat në atë kohë Hashim Thaçi, dhe Edi Rama, e cilësuan takimin historik. Që prej janarit të vitit 2014 kur u realizua takimi i parë në Prizren, numri i marrëveshjeve të nënshkruara në këto takime arriti në 80./Burimi: Monitor
Më të lexuarat
![Rritet numri i te punesuarve nen 18 vjeç, dominon sektori i sherbimeve Rritet numri i te punesuarve nen 18 vjeç, dominon sektori i sherbimeve](images/news/te rinjte nen 18 sherbim.png)
![Ne korrik 30 vendqendrime avionesh, Et’hemaj: Zgjerohet terminali i Rinasit Ne korrik 30 vendqendrime avionesh, Et’hemaj: Zgjerohet terminali i Rinasit](images/news/zgjerimi i pistes 3 herre.jpg)
![Investimet ne infrastrukturen bujqesore arriten 5.7 milione euro deri ne prill Investimet ne infrastrukturen bujqesore arriten 5.7 milione euro deri ne prill](images/news/infrastruktura bujqesore prill.jpg)
![G7, mbyllet takimi i nivelit te larte me nje paralajmerim te forte per Kinen G7, mbyllet takimi i nivelit te larte me nje paralajmerim te forte per Kinen](images/news/mbyllet takimi i g7.jpeg)
![Putin propozon paqe: Ukraina te terhiqet nga 4 rajone, i japim fund luftes Putin propozon paqe: Ukraina te terhiqet nga 4 rajone, i japim fund luftes](images/news/putin per paqen ne ukraine.jpg)
![Media italiane SiViaggia: Udhetim ne kryeqytetin modern shqiptar, Tirane Media italiane SiViaggia: Udhetim ne kryeqytetin modern shqiptar, Tirane](images/news/udhetim ne tirane media it.jpg)
![Bashkite fituan 4 mln euro nga taksa e hoteleve ne 2023, rriten te ardhurat Bashkite fituan 4 mln euro nga taksa e hoteleve ne 2023, rriten te ardhurat](images/news/bashkite nga hotelet fitimi.jpg)
![APP hap tenderin, 8.1 milione leke per rikonstruksionin e Gjykates Kushtetuese APP hap tenderin, 8.1 milione leke per rikonstruksionin e Gjykates Kushtetuese](images/news/rikonstruksion gjzkata tender.jpg)
![Nga neser efektivet e Policise do te punojne 12 ore ne dite per tre muaj Nga neser efektivet e Policise do te punojne 12 ore ne dite per tre muaj](images/news/policia sezoni turistik pune 12 ore.jpeg)
![Anetaresimi ne SEPA, 100 mln euro kursim nga kostot e remitancave Anetaresimi ne SEPA, 100 mln euro kursim nga kostot e remitancave](images/news/sepa shqiperia anetaresim kursim.jpg)