![UNRWA: Me shume se gjysma e Gazes eshte shkaterruar nga lufta UNRWA: Me shume se gjysma e Gazes eshte shkaterruar nga lufta](images/news/gaza e shkaterruar luftaa.jpg)
Perfundon Pedriatria e re e Tiranes: Se shpejti nis autonomia spitalore
Kryeministri Edi Rama vizitoi sot ambientet e Pediatrisë së re të Tiranës.
Në bisedë mjekët, Rama tha se “të gjitha pikat nevralgjike janë prekur dhe faktikisht sistemi nga ana e infrastrukturës është ngritur aty ku duhet”. “Ta gëzoni spitalin, do ju rrisim pagën prapë 40% në këto vite që kemi përpara, por ajo që do t’ju sjelli shumë, shumë më tepër përfitim është autonomia spitalore”, tha Rama. Ai theksoi se “përfundimisht spitalet do të administrohen nga vetë sistemi dhe Ministria e Shëndetësisë thjesht do të rrijë në nivelin e politikave dhe administrimit të burimeve njerëzore”. “Gjithë pjesa e funksionit do të jetë funksion i brendshëm.
Do të ndodhi ajo që ka ndodhur në Turqi dhe në vende të tjera që paga pastaj bëhet pagë sipas punës. Më interesantja është që në sistemin turk ka qenë një problem shumë i madh para se të hynte sistemi i ri që mjekët për shkak të pagave të pamjaftueshme punonin edhe në privat. Me futjen e këtij modeli, ata e kanë me ligj që nuk lejohet kjo dhe është shkelje ligji dhe përjashtohesh, por nuk është përdorur asnjëherë ky ligj se mjekët nuk kanë asnjë interes të ikin të punojnë në spitale private, sepse spitali vetë funksionon sipas punsë që ke ti.
E shfrytëzon sa orë të duash, plus me pikët që kanë që çdo mjek sipas kartelës ka pikëzimin e vetë është fantastike”, tha Rama. Kryeministri tha se “kjo fut shumë konkurencë brenda”. “Çdo investim, çdo shpenzim administrohet vetë. Jepet shuma dhe është bordi këtu që thotë do ta përdorim për këtë apo për atë. Nuk vjen më nga ministria se qëllon që ke Ogertën ministre dhe është ok, por qëllon që ke ministër dikë që është kapsollë komplet dhe pastaj rri 4 vjet në mëshirë të fatit”, tha Rama. Kryeministri informoi se “kemi filluar punën me turqit për gjithë legjislacionin e ri, por do ta diskutojmë me ju”.
“Ne do të fillojmë procesin e diskutimit për të pasur qartësi. Nuk do e fillojmë në gjithë territorin, do e fillojmë në Spitalin e Fierit, do çojmë grupet ta shikojnë si funksionon që kur të fillojë diskutimi mos të diskutojmë mbi bazën e parafytyrimeve, por të diskutojmë mbi bazën e një modeli”, tha Rama. Ndërsa, ministrja e Shëndetësisë tha se “tashmë ka përfunduar faza e parë e projektit të madh pediatrik të Tiranës, ku godina e re ka përfunduar duke bërë të mundur rritjen e kapaciteteve”.
“Mezi është pritur ky investim, e para se rrit kapacitetet e pediatrisë dhe e dyta se vendos një standard më të lartë shërbimi. Kjo është një godinë tërësisht e re që lidhet me godinën tjetër, e cila do t’i nënshtrohet rehabilitimit tërësor. Puna do të fillojë menjëherë për rehabilitimin”, tha ajo. Manastirliu shtoi se “ambientet janë të ndara edhe për mjekët”. “Janë krijuar të gjitha korridoret sanitare për të mos pasur asnjë kontakt. Kjo godinë nuk krahasohet me godinën ekzistuese, është si nata me ditën”, shtoi ajo./Burimi: ata
Më të lexuarat
![UNRWA: Me shume se gjysma e Gazes eshte shkaterruar nga lufta UNRWA: Me shume se gjysma e Gazes eshte shkaterruar nga lufta](images/news/gaza e shkaterruar luftaa.jpg)
![Raporti global 2024, perkeqesohet hendeku gjinor ne Shqiperi Raporti global 2024, perkeqesohet hendeku gjinor ne Shqiperi](images/news/perkeqesohet hendeku ghinor 2024.jpg)
![Kredite e shpejta drejt fundit, BSH po pergatit rregulloren qe do kufizoje huadhenien Kredite e shpejta drejt fundit, BSH po pergatit rregulloren qe do kufizoje huadhenien](images/news/rregullore per mikrokredittt.jpg)
![Bota ende e papergatitur per pandemine e ardhshme Bota ende e papergatitur per pandemine e ardhshme](images/news/bota papergatirutr pandemi.jpg)
![Veliaj: Kete vere shperndajme banesat e reja per familjet e Kombinatit Veliaj: Kete vere shperndajme banesat e reja per familjet e Kombinatit](images/news/pallatet ne kombinat brenda veres.jpg)
![Monument kulture, nisin punimet perforcuese ne Uren e Zogut Monument kulture, nisin punimet perforcuese ne Uren e Zogut](images/news/restaurimi i ures se zogut ne mat.png)
![Prej 2 muajsh euro ne kufijte e 100 lekeve, priten tre nderhyrje nga Banka e Shqiperise Prej 2 muajsh euro ne kufijte e 100 lekeve, priten tre nderhyrje nga Banka e Shqiperise](images/news/tre nderhzrje nga banka e shqiperiseee bsh.jpg)
![Balluku: Se shpejti hapet gara nderkombetare per Portin e Ri Tregtar ne Durres Balluku: Se shpejti hapet gara nderkombetare per Portin e Ri Tregtar ne Durres](images/news/gara port tregtar dr.jpg)
![Rritet numri i te punesuarve nen 18 vjeç, dominon sektori i sherbimeve Rritet numri i te punesuarve nen 18 vjeç, dominon sektori i sherbimeve](images/news/te rinjte nen 18 sherbim.png)
![Ne korrik 30 vendqendrime avionesh, Et’hemaj: Zgjerohet terminali i Rinasit Ne korrik 30 vendqendrime avionesh, Et’hemaj: Zgjerohet terminali i Rinasit](images/news/zgjerimi i pistes 3 herre.jpg)