23 per qind me shume rruge te ndertuara ne 2020: 558 km te rrjetit kombetar
Rreth 558 kilometra rrugë janë ndërtuar dhe ristrukturuar në 2020 në Shqipëri sipas të dhënave të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjetikës.
Pjesën më të madhe të volumit të punës e zë vendosja e sinjalistikës rrugore. Krahasuar me një vit më parë në total 23% më shumë rrugë të ndërtuara, të ristrukturuar, si dhe ka përfunduar vendosja e sinjalistikës. Në total sipas të dhënave në 2019 u ndërtuan 423 km rrugë. Volumi më i ulët i punëve në këto 3 vitet e fundit është shënuar në 2018 me 141 km rrugë të ndërtuara. Shkaku i rënies të volumit të punës, sipas të dhënave është mungesa e punimeve për sinjalistikën rrugore. Krahasuar me vitet 2019 dhe 2020 në 2018 janë ndërtuar më shumë rrugë me financim të huaj.
Në total janë 101 kilometra rrugë të përfunduara nga 43 kilometra rrugë me financim të huaj që kanë përfunduar në 2019 dhe 27 kilometra rrugë në 2020. Në 2020 është janë kryer 310 m punime për rikonstruksionin e urave të dëmtuara. Në vitin 2018 Autoriteti Rrugor Shqiptar parashikonte të kryente ndërhyrjen në 7 ura të Shqipërisë ku shumë prej tyre ishin ndërtuar para 70 apo 80 vitesh.
Ndërhyrjet parashikoheshin të kryheshin në urën e Tapizës e ndërtuar para 70 vitesh, Leklit, Dragotit, Zëmblakut me gjatësi 50m, ura në aksin Levan- By pass Tepelenë dhe Dragot-Tepelenë, ura e Vorës me gjatësi 318 km e ndërtuar para 80 viteve, ura e Kaliudhit 28 m. Sipas raportit së Ministrisë të Infrastrukturës për sigurinë e urave në rrjetin e rrugëve kombëtare, nga ARRSH administrohen 652 ura, si dhe 20 ura të tjera që po përfundojnë dhe ka nisur procesi i marrjes në dorëzim.
Nga inspektimi i kryer në terren në 2019 rezultoi se 30 ura ishin me probleme të rënda, prej të cilave 21 ura në veri të vendit dhe 9 ura në Shqipërinë e mesme dhe në jug. Sipas ekspertëve zona veriore pa pasur më shumë probleme për shkak të kushteve atmosferike dhe sepse është zona, e cila ka përballuar një ngarkesë shumë të lartë të transportit të mjeteve të rënda ndër vite. Nga projekti i mirëmbajtjes të rrugëve të financuar nga Banka Botërore, në 2019 dhe 2020 janë mirëmbajtur në secilin vit nga projekti i BB-së 1,333 km rrugë dhe në 2018 janë 1,957 km./Burimi: Monitor