![Ne 4 muaj te huajt dhe emigrantet investuan 86 mln euro ne prona Ne 4 muaj te huajt dhe emigrantet investuan 86 mln euro ne prona](images/news/investimet pet blerje shtepiee 4 m.jpg)
Shqiperia do perfitoje 63 mln euro nga programi IPA III: Fushat e financimit
Rreth 63 milionë euro fonde parashikohet të përfitojë Shqipëria nga programi IPA III për periudhën 2021-2024.
Instrumenti i Asistencës së Para-Aderimit (IPA) financohet nga BE për vendet e Ballkanit Perëndimor (Shqipërinë, Kosovën, Bosnjën dhe Hercegovinën, Serbinë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut) dhe Turqinë. Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka hedhur për konsultim publik projektaktin e dokumentit strategjik kombëtar: drafti i Përgjigjes Strategjike IPA III –Shqipëri. Konsultimi do të zgjasë deri më 9 qershor dhe parashikon dhënien e opinioneve të institucioneve të qeverisjes qendrore, vendore, organizatat, donatorët apo individët që preken nga zbatimi i fondeve të IPA III.
Konkretisht drafti parashikon që për vitin 2021, nga programet e IPA III, 22 mln euro janë për reformën në drejtësi. Për 2021 IPA do të financojë edhe 10 mln euro për vazhdimin e fazës të dytë të programit IPA 2020 për të drejtat e pronës. Projekti parashikon të vazhdojë më tej me përmirësimin e të dhënave hapësinore dhe informacionit mbi të drejtat ligjore të pronës, korrigjimin dhe azhurnimin e të dhënave në kadastrën shtetërore të tokës bujqësore.
Për vitin 2022 do të financohen 5 mln euro për programin “BE për Demokraci” që synon të ofrojë mbështetje për të adresuar dobësitë e përhershme në sistemin e menaxhimit zgjedhor, në përputhje me qasjet zgjedhore të BE-së, duke rritur pavarësinë e medias, cilësinë e gazetarisë, duke siguruar pjesëmarrja e barabartë e grave në institucionet demokratike dhe qëndrueshmërinë e organizatave të shoqërisë civile.
Për vitet 2023-2024, rreth 4 mln euro do të jetë fondi i mbështetjes financiare për programin antikorrupsion; 10 mln euro për luftën kundër krimit të organizuar dhe përmirësimit së qytetarëve; 10 mln euro për menaxhimin e kufirit, sipas programit “Përmirësimi i Mbikëqyrjes së Kufirit në lidhje me luftën kundër krimit të organizuar, trafikut të drogës dhe migracionit të paligjshëm dhe 2,5 mln euro në mbështetje të fuqizimit dhe angazhimit të diasporës shqiptare.
IPA synon të mbështesë vendet kandidate dhe ato kandidate potenciale, në procesin e integrimit evropian. Më konkretisht, ka si qëllim të mbështesë zbatimin e reformave politike, institucionale, ligjore, administrative, sociale dhe ekonomike, të nevojshme për të sjellë vendet më pranë BE-së. Nga janari 2007-s e më tej, Instrumenti i Asistencës së Para-Anëtarësimit (IPA) zëvendëson një seri programesh të Bashkimit Evropian dhe instrumenteve financiare për vendet kandidate ose vendet potenciale kandidate, përkatësisht PHARE, PHARE CBC, ISPA, SAPARD, CARDS. IPA programohet përmes cikleve 7 vjeçare.
IPA I është programuar për periudhën 2007-2013, IPA II për periudhën 2014-2020, dhe IPA III po programohet për periudhën kohore 2021-2027. IPA III po programohet mbi bazën e Kuadrit Programues të IPA III, i cili përfaqëson një dokument strategjik të rëndësishëm të BE-së. Kuadri Programues i IPA III përfshin 5 dritare strategjike: sundimi i ligjit, të drejtat themelore dhe demokracia; mirëqeverisja, linjëzimi me acquis të BE-së, fqinjësia e mirë dhe komunikimi strategjik; konektviteti i qëndrueshëm dhe agjenda e gjelbër; konkurrueshmëria dhe rritja gjithë përfshirëse dhe bashkëpunimi territorial dhe ndër-kufitar./Burimi: Monitor
Më të lexuarat
![Ne 4 muaj te huajt dhe emigrantet investuan 86 mln euro ne prona Ne 4 muaj te huajt dhe emigrantet investuan 86 mln euro ne prona](images/news/investimet pet blerje shtepiee 4 m.jpg)
![BE: Serbia nuk mund te behet anetare pa normalizimin e raporteve me Kosoven BE: Serbia nuk mund te behet anetare pa normalizimin e raporteve me Kosoven](images/news/serbia anetare me kuste be.jpg)
![OKB: 120 milione persona jane zhvendosur me force ne bote OKB: 120 milione persona jane zhvendosur me force ne bote](images/news/njerey te zhvendosur nga gaza.jpg)
![Banka e Shqiperise firmos aplikimin zyrtar per anetaresimin e Shqiperise ne SEPA Banka e Shqiperise firmos aplikimin zyrtar per anetaresimin e Shqiperise ne SEPA](images/news/sejko marreveshja sepa.jpg)
![BE njofton per tarifa me te larta per automjetet elektrike kineze BE njofton per tarifa me te larta per automjetet elektrike kineze](images/news/tarifa shtese per makinat kineze.jpg)
![Se shpejti vjen e-Albania 2.0, portali i sherbimeve i nenshtrohet ridizajnimit Se shpejti vjen e-Albania 2.0, portali i sherbimeve i nenshtrohet ridizajnimit](images/news/e albania ridizajnim.jpg)
![Media italiane: Zbuloni Lukoven dhe Ksamilin, ideale per pushime verore Media italiane: Zbuloni Lukoven dhe Ksamilin, ideale per pushime verore](images/news/lukova dhe ksamili media italiane.jpg)
![Shqiperia mes 4 vendeve me shpenzimet me te uleta per pensionet Shqiperia mes 4 vendeve me shpenzimet me te uleta per pensionet](images/news/shpenzimet per pensionett ne europ dhe al.jpg)
![Gallup, 46 per qind e punesuarve ne Shqiperi perjetojne stres te perditshem Gallup, 46 per qind e punesuarve ne Shqiperi perjetojne stres te perditshem](images/news/stres te punesuar ne shqiperii.jpg)
![Privati nuk po ndjek shtetin, jep paga 20 per qind me te uleta Privati nuk po ndjek shtetin, jep paga 20 per qind me te uleta](images/news/rrogat ne privat te uleta.jpg)