Secondary Adv

DASH mbeshtet integrimin e Shqiperise ne BE: Te behet pa vonesa

Departamenti Amerikan i Shtetit mbështet hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian.

 

Lajmin e bën të ditur zëdhënësi i DASH, Ned Price, përmes një mesazhi në “Twitter”, ku shkruan se Departamenti Amerikan është i përkushtuar për rrugën evropiane të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. “Ne mbështesim hapjen e negociatave të pranimit në BE me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë pa vonesë. Ne jemi duke u angazhuar në nivelet më të larta të qeverisë për të demonstruar përkushtimin tonë në rrugët evropiane të aspirantëve”, shkruan zëdhënësi i DASH./Burimi: Balkanweb


Më të lexuarat