Secondary Adv

Nderpritet energjia ne Tirane: Rikonstruktohen kabinat ne keto zona

OSHEE njofton qytetarët e Tiranës se për 6 orë e gjysmë disa rrugë në kryeqytet do jenë sot pa energji elektrike për shkak të punimeve për rikonstruksionin e kabinave.

 

Sipas OSHEE në vijim të investimit për rikonstruksionin e kabinave, sot datë 14 qershor do të stakohet energjia në intervalin kohor 09:30-16:00. Pa energji do të mbeten këto zona në Tiranë: Rruga “Ilia Shyti”, rruga “Leandro Zoto”, rruga “Sterjo Spase”, rruga “Violeta Manushi”, rruga “Genci Leka”, rruga “Sali Ceka”, rruga “Vangjush Miho”./Burimi: Balkanweb


Më të lexuarat