Secondary Adv

AKBN shpall kater zona te lira per ndertimin e HEC-ve

Agjencia Kombëtare e Burimeve natyrore shpalli katër zona të lira në të cilat mund të investohet në mënyrë të mëtejshme për ndërtimin e Hidrocentraleve të reja


Zonat e lira të mundshme për investime në fushën energjetike hidro janë:
• Në lumin Drin (Ndërtimi i HEC-it të Skavicës , me kapacitet të instaluar prej 350 MW)
• Në lumin Osum (bazuar në studimet kompanisë franceze “Sogreah”  mund të ndërtohen katër HEC-et me një kapacitet total  94 MW).
• Në lumin Vjosa (bazuar në studimet e kompanisë franceze “Sogreah”  mund të ndërtohet HEC me kapacitet prej 428 MW)
• Në lumin Erzen gjithashtu është një aset i pashfrytëzuar dhe i përshtatshëm për HEC-ve.

 

Pas miratimit të Ligjit Koncesionar në vitin 2006, një fokus i veçantë i është vënë shfrytëzimit të burimeve ujore për prodhimin e energjisë. Procedura nëpërmjet koncesionit  të  pakërkuar ofron pjesën më të madhe të kaskadave ujore shqiptare.


Gjatë viteve 2007-2011 rreth 230 projekt-propozime pakërkuara janë paraqitur për Ministrinë e Energjitikës nga investitorët vendas kryesisht private.
Duke filluar nga viti 2002, 105 kontrata konçesionare janë nënshkruar për ndërtimin e 293 hidrocentraleve, me një kapacitet total prej 1296 MË dhe prodhim vjetor nga të cilat
• 91 kontrata të tipit BOT, për ndërtimin e 251 HEC-ve të vogla;
• 3 kontratat e tipit BOT, për ndërtimin e 6 Big HEC-s;
• 8 kontratat koncensionare, të tipit ROT, për rehabilitimin e 31 HEC ekzistuese;
• 3 kontratat e tipit BOO për ndërtimin e 5 HEC-ve
Aktualisht janë kanë nisur të prodhojnë energji 93 HEC të vogla në të gjithë vendin duke përfshirë edhe HEC-in e Ashtës.


Më të lexuarat