Secondary Adv

Prezantohet Portali Kombetar i Punesimit: Vende te lira pune ne administrate dhe privat

Puna.gov.al. është portali më i ri, ku të interesuarit mund të gjejnë vendet e lira të punës, si në administratën shtetërore, ashtu dhe në sektorin privat.

 

Agjencia Kombetare e Shoqërisë së Informacionit njoftoi se mundëson për herë të parë një sistem dhe infrastrukturë që i përgjigjet tregut të punës, punëkërkuesve dhe punëdhënënësve. Konkretisht, në www.puna.gov.al merr në kohë reale mundësitë më të mira për punësim. “Tashmë çdo punëkërkues apo punëdhënës plotëson online dosjen respektive dhe çdokush gjen punën më të mirë të mundshme apo kandidatin më të mirë për një vend pune përmes puna.gov.al. Aksesi në platformë realizohet duke vendosur të njëjtat kredenciale si në portalin e-Albania”, sqaron drejtoresha e Agjencisë Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, Linda Karçanaj.

 

Aktualisht në portal janë 1470 oferta punësimi në 65 qytete të Shqipërisë. Industria nxjerrëse ka 20 vende pune të lira, kryesisht si saldator, hekurthyes,  Arsimi dhe formimi professional ka 13 vende të lira, mësues të lëndëve të ndryshme dhe edukatorë. Industria ushqimore ka 13 vend, kryesisht kuzhinier, pastiçier. Në administratë, Bashkia Durrës mban rekordin për vendet e lira, me 81 të tilla në të 5 rajonet e saj, e ndjekur nga ajo e Tiranës me 52 të tilla, Elbasani me 28 dhe Bashkia Shkodër me 22. Në puna.gov.al detajohen të gjitha informacionet për çdo vend pune, programet e qeverisë për nxitjen e punësimit, të vetëpunesuarit, formimet profesionale apo pagesën e papunësisë./Burimi: Monitor


Më të lexuarat