Secondary Adv

Nuk ka burg per personat qe kane ndertuar pa leje, falet denimi

Votimi në seancë plenare i projektligjit për dhënie aministie i hap rrugë faljes së dënimit apo heqjes së procedimit penal për ata persona që kanë ndërtuar pa leje.


Nisma e propozuar nga deputetët Kozma Dashi, Nard Ndoka dhe Miranda Rira argumentohet me faktin se në Kodin Penal, për pjesën e ndërtimeve pa leje, nuk merret në konsideratë realiteti aktual. Sipas të dhënave që disponohen nga ALUIZNI vetë, rreth 30% e ndërtimeve të paligjshme janë bërë në pronë të vetë subjektit që ka bërë ndërtimin, pjesa tjetër, rreth 79%, janë bërë në tokë të tjetrit ose në tokë publike.


Statistikat tregojnë se procedimet penale si dhe dënimet penale, parashikuar nga Kodi Penal, numërohen me dhjetëra. “Në kushtet kur vetë shteti ka vendosur të legalizojë informalitetin dhe paligjshmërinë sipas disa kritereve, nuk do të ishte me sens që të penalizoheshin personat që e kanë kryer këtë vepër penale në afatin që ligji u njeh të drejtën e legalizimit të ndërtimit të paligjshëm.


Nga ana tjetër, fprocedimet janë vetëm disa dhjetëra, ndërkohë që fenomeni është masiv, të bën të mendosh se këto procedime ose kanë qenë selektive, ose organi procedues nuk ka kapacitete për  të ushtruar ndjekjen penale. Në të dyja rastet kemi një shkelje të parimit kushtetues, të të qenit të gjithë të barabartë para ligjit” thuhet në relacionin e propozimit që arriti të marrë votat e Kuvendit pas disa dështimeve në votim.


Ky ndryshim vjen në një kohë kur afati i ndërtimeve pa leje që legalizohen është shtyrë edhe pas vitit 2009, ndryshe nga më parë kur ky vit ishte kufiri i ndërtimeve që legalizoheshin. Në mbarë vendit, referuar të dhënave të Agjencisë së Legalizimeve janë rreth 427 mijë ndërtime pa leje të përfshira në procesin e legalizimit.


Më të lexuarat