Secondary Adv

Tjeter tender per rindertimin ne Kombinat: 29 mln leke per projektimin

Pas ngjarjes së tërmetit të 26 nëntorit 2019 në total sipas Ministrisë së Rindërtimit janë shpallur 33 zona të reja për zhvillim.

 

Në Tiranë në ndihmë të familjeve të prekura nga tërmeti shtëpitë e reja do të ndërtohen në zonën e Kombinatit dhe “5 majit”. Bashkia e Tiranës ka hapur garën për përzgjedhjen e konsulentit që do të realizojë projektimin për zonën e re zhvillimore të Kombinatit. Fondi i vënë në dispozicion për konsulentin që do të realizojë projektin është 29,035,129 lekë. Afati për dorëzimin e ofertave është deri më 9 gusht. Zona e marrë në studim ndodhet në pjesën jug- perëndimore të qytetit të Tiranës përkatësisht rreth 6 km larg qendrës së Tiranës me një sipërfaqe rreth 145 ha e përcaktuar si zonë e re zhvillimore sipas Planit të Detyruar Vendor.

 

Për ndërtimin e pallateve të reja në të dyja zonat e Tiranës në 2020 qeveria vendosi përdorimin e fondit me vlerë 14,3 mld lekë. Më herët Komisioni i Shtetëror i Rindërtimit në një vendim të muajit korrik kërkoi pakësimin e fondit që do të përdoret për 2021 për zhvillimin e zonave të reja në Tiranë. Në total për Tiranën është kërkuar pakësim të fondit me 1,5 mld lekë, ku 1 mld lekë i përkasin projektit për zhvillimin e zonave të reja te “5 Maji” dhe në Kombinat dhe 500 mln më pak do të përdoren për përmirësimin e infrastrukturës publike të zonave e reja.

 

Sipas bashkisë së Durrësit parashikohet të nisën së shpejti punimet për ngritjen e godinave 9-katëshe në zonën e Shkozetit dhe lagjen 17. Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj inspektuan edhe punimet në zonën e Manzës në Durrës. Ministri i Rindërtimit, Ahmetaj informoi se në këtë zonë po ndërtohen 9 pallate për 224 familje.

 

Në Durrës parashikohet ngritje edhe e 2 mijë apartamenteve të reja në zonën e Spitallës me fondin me vlerë 70 mln dollarë që financohet nga Abu Dabi. Sipas Ministrisë së Rindërtimit në këtë zonë është ngritur kantieri i ndërtimit dhe shumë shpejt pritet nisja e themeleve të apartamenteve. Sakaq Fondi Shqiptar i zhvillimit është përcaktuar njësia zbatuese për ndërtimin e infrastrukturës së brendshme të zonës së re dhe të rrugëve lidhëse me qendrën e Durrësit./Burimi: Monitor


Më të lexuarat