![Ne 4 muaj te huajt dhe emigrantet investuan 86 mln euro ne prona Ne 4 muaj te huajt dhe emigrantet investuan 86 mln euro ne prona](images/news/investimet pet blerje shtepiee 4 m.jpg)
Raporti i DASH per Kosoven: Korrupsioni dhe informaliteti pengese per investimet
Kosova ka potencial për të tërhequr investime të huaja direkte, por kjo është kufizuar nga paqëndrueshmëria politike, ndërhyrja në ekonomi, korrupsioni dhe informaliteti.
Kështu thuhet në raportin e fundit të Departamentit amerikan të Shtetit për Kosovën, lidhur me klimën e investimeve gjatë vitit 2021, shkruan Telegrafi. “Kosova ka potencial për të tërhequr Investime të Huaja Direkte (IHD), por ky potencial është i kufizuar nga dështimi për të adresuar disa çështje serioze strukturore, përfshirë integrimin e kufizuar ekonomik rajonal e botëror, paqëndrueshmëria politike dhe ndërhyrja në ekonomi, korrupsioni, furnizimi jo i qëndrueshëm i energjisë, informaliteti, vështirësia në krijimin e të drejtave pronësore dhe sundimi i paqartë i ligjit, duke përfshirë një mungesë të dukshme të zbatimit të kontratave”, thotë Departamenti amerikan i Shtetit.
Sipas raportit, pandemia COVID-19 nuk ka sjellë ndryshime të përhershme në politikat e investimeve të Kosovës. “Pandemia COVID-19 nuk ka sjellë ndryshime të përhershme në politikat e investimeve të Kosovës. Qeveria miratoi disa masa lehtësuese të cilat janë të gjitha të përkohshme dhe të përqendruara në ruajtjen e niveleve të punësimit dhe ndihmën e bizneseve për të ruajtur likuiditetin. Si e tillë, masat e lehtësimit në Kosovë nuk ndikuan në mënyrë të konsiderueshme në politikën e saj më të gjerë të investimeve”, thuhet në raport.
DASH thotë se fluksi neto i IHD-ve në Kosovë u vlerësua në 323 milionë euro, një rritje e konsiderueshme mbi shumën e vitit 2019 që ishte 255 milionë euro. “Në vitin 2020, fluksi neto i IHD-ve në Kosovë u vlerësua në 382 milionë dollarë [323 milionë euro], një rritje e konsiderueshme mbi shumën e vitit 2019 që ishte 302 milionë dollarë [255 milionë euro]. Stoku i investimeve të portofolit në vitin 2019 arriti në 2.05 miliardë dollarë [1.75 miliard euro], ndërsa letrat me vlerë të kapitalit ishin 1.67 miliardë dollarë [1.40 miliard euro] dhe letrat me vlerë të borxhit me 385 milionë dollarë [326 milionë euro].
Pasuritë e paluajtshme dhe aktivitetet e qiradhënies janë përfituesit më të mëdhenj të IHD-ve, të ndjekura nga shërbimet financiare dhe energjia. Ushqimi, IT, infrastruktura dhe sektorët e energjisë shënuan rritje dhe ka të ngjarë të tërheqin investime të reja”, njofton DASH, përcjell Telegrafi. “Përkundër sfidave, Kosova ka tërhequr një numër të investitorëve të rëndësishëm duke përfshirë disa firma ndërkombëtare dhe franshiza nga SHBA. Ndërprerjet botërore të furnizimit të sjella nga pandemia COVID kanë ngjallur interes më të madh nga disa biznese për të përdorur Kosovën si një bazë për prodhim për tregun e BE-së”, vijon njoftimi i DASH.
Në raportin e fundit, sektori i përpunimit të drurit ka luajtur rol kyç në ekonominë e vendit. “Një sektor kyç i ekonomisë që ka mbajtur një rritje të fortë është ai i përpunimit të drurit. Kompanitë që prodhojnë kuzhina, banja, dyer dhe mobile janë rritur që nga viti 2017. Sektori po rritet dhe po merr mbështetje në shërbimet e zhvillimit të biznesit dhe qasjen në financa”, tregon raporti. Po ashtu, DASH thotë se pavarësisht se sektori i drejtësisë mbetet i dobët në zbatimin e ligjit, këto të fundit janë në përputhje me standardet ndërkombëtare.
“Ligjet dhe rregulloret e Kosovës janë në përputhje me standardet ndërkombëtare për mbështetjen dhe mbrojtjen e investimeve, megjithëse zbatimi i sektorit të drejtësisë mbetet i dobët. Me ndihmën e USAID, Qeveria e Kosovës vazhdoi një seri reformash në mjedisin e biznesit, të cilat kontribuuan në përmirësimin e renditjes së vendit në raportin ‘Doing Business’ të Bankës Botërore. Në vitin 2020, në këtë raport Kosova u rendit në vendin e 57 nga 190 ekonomitë e anketuara”, thotë DASH, përcjell Telegrafi./Burimi: Telegrafi
Më të lexuarat
![Ne 4 muaj te huajt dhe emigrantet investuan 86 mln euro ne prona Ne 4 muaj te huajt dhe emigrantet investuan 86 mln euro ne prona](images/news/investimet pet blerje shtepiee 4 m.jpg)
![BE: Serbia nuk mund te behet anetare pa normalizimin e raporteve me Kosoven BE: Serbia nuk mund te behet anetare pa normalizimin e raporteve me Kosoven](images/news/serbia anetare me kuste be.jpg)
![OKB: 120 milione persona jane zhvendosur me force ne bote OKB: 120 milione persona jane zhvendosur me force ne bote](images/news/njerey te zhvendosur nga gaza.jpg)
![Banka e Shqiperise firmos aplikimin zyrtar per anetaresimin e Shqiperise ne SEPA Banka e Shqiperise firmos aplikimin zyrtar per anetaresimin e Shqiperise ne SEPA](images/news/sejko marreveshja sepa.jpg)
![BE njofton per tarifa me te larta per automjetet elektrike kineze BE njofton per tarifa me te larta per automjetet elektrike kineze](images/news/tarifa shtese per makinat kineze.jpg)
![Se shpejti vjen e-Albania 2.0, portali i sherbimeve i nenshtrohet ridizajnimit Se shpejti vjen e-Albania 2.0, portali i sherbimeve i nenshtrohet ridizajnimit](images/news/e albania ridizajnim.jpg)
![Media italiane: Zbuloni Lukoven dhe Ksamilin, ideale per pushime verore Media italiane: Zbuloni Lukoven dhe Ksamilin, ideale per pushime verore](images/news/lukova dhe ksamili media italiane.jpg)
![Shqiperia mes 4 vendeve me shpenzimet me te uleta per pensionet Shqiperia mes 4 vendeve me shpenzimet me te uleta per pensionet](images/news/shpenzimet per pensionett ne europ dhe al.jpg)
![Gallup, 46 per qind e punesuarve ne Shqiperi perjetojne stres te perditshem Gallup, 46 per qind e punesuarve ne Shqiperi perjetojne stres te perditshem](images/news/stres te punesuar ne shqiperii.jpg)
![Privati nuk po ndjek shtetin, jep paga 20 per qind me te uleta Privati nuk po ndjek shtetin, jep paga 20 per qind me te uleta](images/news/rrogat ne privat te uleta.jpg)