Secondary Adv

Hapen aplikimet per Universitet: Maturantet perzgjedhin deget permes U-Albania

Prej kohësh maturantët kanë nisur përgatitjet për studimet e larta.

 

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi i është drejtuar me një mesash për përzgjedhjen e degëve të preferuara. Nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook” Kushi bën me dije se maturantët mund të zgjedhin preferencat e tyre nëpërmjet portalit “U-Albania” mes datave 29-korrik dhe 3 gusht. “Ju sugjeroj të informoheni dhe konsultoheni sa më mirë për çdo detaj që lidhet me kriteret e pranimit dhe procedurat e regjistrimit”, është shprehur Kushi. 

 

Statusi: Të dashur maturantë,

Ndërkohë që prej kohësh keni nisur përgatitjet për studimet e larta, ka ardhur momenti që të zgjidhni degët sipas listës tuaj të preferencës mes datave 29 korrik – 3 gusht nëpërmjet portalit “U-Albania”. Kam besim që ju do të bëni zgjedhjen e duhur duke u bazuar në talentin, pasionin tuaj, por edhe nevojat dhe perspektivat e tregut të punës. Ju sugjeroj të informoheni dhe konsultoheni sa më mirë për çdo detaj që lidhet me kriteret e pranimit dhe procedurat e regjistrimit. Ju uroj përzemërsisht shumë suksese dhe mbarësi!/Burimi: abcnews.al


Më të lexuarat