![Sezoni i veres, TIA njofton masat per fluksin e udhetareve Sezoni i veres, TIA njofton masat per fluksin e udhetareve](images/news/tia masat per fluks vere.jpg)
Ulen interesat e kredise per biznesin ne 6 mujorin e pare te vitit
Statistikat e BSH tregojnë se për 6-mujorin e parë të këtij viti, normat mesatare të interesit të kredisë për shoqëritë tregtare pësuan rënie në të gjitha monedhat.
Bizneset këtë vit po marrin kredi me interesa më të ulëta. Në Lek, norma mesatare e interesit zbriti në 5.45%, nga 5.58% që kishte qenë mesatarja e 6-mujorit të parë vitin e kaluar. Në Euro, norma mesatare e interesit ra në 3.95%, nga 4.12% për të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në Dollarë Amerikanë, interesi mesatar i kredive zbriti në 4.4%, nga 5.31% për 6-mujorin 2020. Ulja e normave të interesit për kreditë e biznesit është një element që ul kostot e operacioneve dhe investimeve të reja për sipërmarrjen.
Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se për gjysmën e parë të këtij viti, kredia e re për kompanitë private ra me 9% krahasuar me një vit më parë. Megjithatë, vlerësohet se ka ardhur sidomos te kredia për nevoja likuiditeti, ndërsa kredia për investime, sidomos për pasuri të paluajtshme, por edhe për mallra kapitale, ka ecuri pozitive.
Për herë të parë pas pesë tremujorësh radhazi, bankat raportuan lehtësim në standardet e kreditimit për bizneset në tremujorin e dytë të këtij viti. Po të shohim statistikat, lehtësimi duket se ka prekur edhe elementin çmim të kredisë. Nga ana tjetër, sipas përgjigjeve të bankave në Vrojtimin e Aktivitetit Kreditues, vetë normat e ulëta të interesit kanë qenë një faktor që kanë ndikuar në rritjen e kërkesës së bizneseve për kredi bankare në tremujorin e dytë të këtij viti.
Normat e interesit të kredisë përgjithësisht ngelën pranë niveleve më të ulëta historike edhe pas shpërthimit të pandemisë, megjithëse kjo ngjarje shtoi rreziqet potenciale për aktivitetin ekonomik në vend. Kjo tablo u ndikua nga disa faktorë. Banka e Shqipërisë aplikoi një politikë monetare më stimuluese se kurrë, duke e ulur normën bazë në nivelin minimal historik prej 0.5% në marsin e vitit 2020. Paralelisht, bankave iu garantua akses i pakufizuar në likuiditetet, për të shmangur boshllëqe afatshkurtra që mund të krijonin pasiguri në sistemin financiar.
Oferta e lartë monetare ndihmoi në ruajtjen e likuiditetit të lartë në treg, e shoqëruar paralelisht edhe me një rritje të fortë të depozitave të publikut, që po vazhdon edhe gjatë këtij viti. Likuiditeti i bollshëm në treg u përcoll mirë në zinxhirin e transmetimit të politikës monetare, duke filluar nga tregu benchmark i titujve shtetërorë, ku normat e interesit ngelën të ulëta, duke krijuar parakushte për kreditim më të lirë edhe ndaj sektorit privat.
Masat e përkohshme të Bankës së Shqipërisë ndihmuan në ruajtjen e cilësisë së portofolit të bankave edhe në momentin më të vështirë të krizës, përmes masave që lehtësuan shtyrjen dhe ristrukturimin e kredive. Kjo iu dha njëkohësisht huamarrësve më shumë kohë dhe likuiditet të lirë për të kaluar vështirësitë e përkohshme të lidhura me pandeminë. Linjat e garancisë sovrane ndihmuan gjithashtu në ruajtjen e kostos më të ulët të huadhënies për bizneset, duke transferuar një pjesë të rrezikut te qeveria shqiptare.
Së fundmi, shmangia e masave drastike kufizuese pas valës së dytë të pandemisë, në vjeshtë, bëri që efektet në aktivitetin e sektorit privat të ishin më të zbutura. Kjo shmangu rritjen e rrezikut të kreditimit të tyre nga sektori bankar, që do të përkthehej edhe në norma më të larta interesi./Burimi: Monitor
Më të lexuarat
![Sezoni i veres, TIA njofton masat per fluksin e udhetareve Sezoni i veres, TIA njofton masat per fluksin e udhetareve](images/news/tia masat per fluks vere.jpg)
![Te huajt vershojne drejt Shqiperise, rriten me 74.5 per qind netqendrimet ne hotele Te huajt vershojne drejt Shqiperise, rriten me 74.5 per qind netqendrimet ne hotele](images/news/turiste netqendrime rritjaa.jpg)
![Shqiperia e fundit ne Europe per te ardhurat dhe konsumin per fryme edhe per 2023 Shqiperia e fundit ne Europe per te ardhurat dhe konsumin per fryme edhe per 2023](images/news/te ardurat per fryme konsum 2024.jpg)
![Borrell rekomandon heqjen e masave te BE-se ndaj Kosoves Borrell rekomandon heqjen e masave te BE-se ndaj Kosoves](images/news/borrell per msat ndaj ks.jpg)
![Bashkite rekord nga taksat e ndertimit dhe turizmit, 56 mln euro me shume se 2023 Bashkite rekord nga taksat e ndertimit dhe turizmit, 56 mln euro me shume se 2023](images/news/rekord nga taksat bashkite me 2023.jpeg)
![OKB: Izraeli mund te kete shkelur ligjet e luftes ne Gaza OKB: Izraeli mund te kete shkelur ligjet e luftes ne Gaza](images/news/ligjet e luftes shkelje okb.jpg)
![Temperatura rekord ne SHBA, paralajmerohet nje vale e nxehte vdekjeprurese Temperatura rekord ne SHBA, paralajmerohet nje vale e nxehte vdekjeprurese](images/news/vala e te nxehtit ne amerike pritet.jpg)
![Media australiane: Shqiperia, nje perle e turizmit evropian ne zhvillim Media australiane: Shqiperia, nje perle e turizmit evropian ne zhvillim](images/news/artikulll revista elle.jpeg)
![Shteti amerikan padit Pfizer per pretendimet mashtruese te vaksines Covid-19 Shteti amerikan padit Pfizer per pretendimet mashtruese te vaksines Covid-19](images/news/padia per fizer nga us.jpg)
![Turistet nxisin kerkesen, por po rriten importet e ushqimeve me ritme dy shifrore Turistet nxisin kerkesen, por po rriten importet e ushqimeve me ritme dy shifrore](images/news/rritja turistwvee importee.jpg)