Secondary Adv

Borxhi publik peson rritje gjate tremujorit te dyte: Vlera shkon sa 75,67 per qind e PBB

Stoku i borxhit publik të Shqipërisë është rritur lehtë gjatë tremujorit të dytë të vitit 2021, krahasuar me tremujorin paraardhës.

 

Të dhënat më të fundit të publikuara nga ministria e Financave dhe Ekonomisë tregojnë se borxhi publik në periudhën prill-qershor ishte 1,273 trilionë lekë, nga 1,269 trilionë në tremujorin e parë. Në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto të vendit, borxhi publik është rritur në 75,67%, kundrejt 75,47% në janar-mars 2021. Pjesën më të madhe zë borxhi i brendshëm me 683,9 miliardë lekë, ose sa 40,65% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

 

Ndërsa, stoku i borxhit të jashtëm në fund të tremujorit të dytë ishte 589,3 miliardë lekë, ose sa 35,02% e Prodhimit të Brendshëm Bruto. Në projektdokumentin e programit buxhetor afatmesëm 2022-2024, ministria e Financave dhe Ekonomisë parashikon që deri në vitin 2024 niveli i borxhit publik të ulet në 70,8% të PBB, kundrejt 80,4% që parashikohet të shkojë në fund të vitit 2021. Sa i përket Prodhimit të Brendshëm Bruto në tremujorin e dytë të këtij viti, niveli ka qenë i njëjtë me atë të tremujorit paraardhës në 1,68 trilionë lekë duke arritur një rekord të ri historik./Burimi: Scan TV


Më të lexuarat