Secondary Adv

Vaksinimi kunder Covid: BE do dhuroje 200 mln doza per vendet joanetare

Presidentja e KE, Ursula von der Leyen, tha se blloku do të ndajë 200 milionë doza të vaksinës kundër Covid në vendet joanëtare të BE, deri në mes të vitit të ardhshëm.

 

“Prioriteti ynë i parë dhe më urgjent është të përshpejtojmë vaksinimin global”, tha von der Leyen në fjalimin e saj vjetor para bllokut. BE tashmë është zotuar se do të ndajë 250 milionë doza të vaksinës. Në fund të muajit të kaluar, 70 për qind e qytetarëve të rritur të BE-së kanë qenë plotësisht të vaksinuar. Por, von der Leyen tha se është e shqetësuar nga normat e ndryshme të vaksinimit midis vendeve anëtare të BE-së. Në fjalimin e saj, ajo përmendi edhe shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe procesin e zgjerimit të BE-së./Burimi: Balkanweb


Më të lexuarat